Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

E varrosën me një person që ishte varrosur tre vjet më parë

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Mexhmu-ul-Fataua (17/215)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Nëna ime vdiq kur ishte 85 vjeçare. Ajo u varros së bashku me një grua tjetër që kishte vdekur tre vite më parë. Cili është gjykimi për këtë?

Përgjigje: Nuk lejohet të varroset një trup së bashku me një tjetër përderisa ka mbetje nga trupi i mëparshëm. Është e detyrueshme që secili trup të varroset në varrin e vet. Nëse gjatë gërmimit të varrit zbulohet se ka mbetje nga një trup i vdekur, atëherë bëhet obligim që të mbulohet varri dhe të kërkohet një vend tjetër për varrosje edhe nëse ky vend është i largët. Muslimani ka shenjtërinë e tij edhe pas vdekjes.

Hadithi thotë:

“Thyerja e kockës të të vdekurit është njësoj si thyerja e kockës së tij i gjallë.”

Transmeto Ahmedi (6/48), Ebu Daudi (3207) dhe Ibn Maxheh (1616).

Shpërndaje: