Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali
Burimi: el-Lubab, fq. 171-173
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Cili është gjykimi për të qëndruar në Arabinë Saudite pa leje qëndrim?”
Përgjigje: ”Ose qëndron këtu me leje qëndrimi ose duhet larguar nga shteti. Shteti ka vendosur këto rregulla për sigurinë e vendit dhe të myslimanëve. Përndryshe Rafidat, komunistët, kriminelët, hajdutët dhe të tjerët vijnë dhe përhapin shkatërrime në vend dhe shkaktojnë telashe. Shteti merr masat e sigurisë për mirëqenien e tij dhe sigurinë e popullsisë.
Për shkak të kësaj myslimani mund të përjetojë diçka nga këto telashe. Ai duhet të durojë. Ai duhet të rregullojë leje qëndrimin, të qëndrojë këtu rehat dhe ti lejë rahat edhe të tjerët. Përndryshe, ai duhet të kthehet në vendin e tij. Të gjithë njerëzit i kanë këto rregulla. A është vetëm ky vend që duhet të bëhet një shesh dhe rrugë kaluese për njerëzit që mbjellin shkatërrime në tokë?
Nëse ti je një njeri i mirë ti duhet ta dish se ka kriminelë. Ata kanë mbjellur shkatërrime në tokë. Mund të vijnë të huajt të cilët janë vrasës dhe terroristë. Në fakt ka ndodhë kështu. Ata kanë arrestuar persona të armatosur nga vende të ndryshme. Këta janë njerëz të cilët qëndrojnë në vend ilegalisht. Ata janë kriminelë të cilët mirren me shpërthime dhe gjëra tjera. Të gjithë dëshirojnë të jetojë në Arabinë Saudite; Rafidat dhe të tjerët. Kjo shkakton probleme.
Unë besoj se vëllai i cili dëshiron të kërkojë dituri duhet të rregullojë leje qëndrim dhe të studioj. Le të përpiqet që të studioj në një universitet, institut apo të ngjashme.
Një herë ishte një libian ulur me mua. Ai pohoi se nafta e Arabis Saudite i takon tërë bashkësisë islame. Unë i thashë atij se nafta në vendin e tij, Libi, është vetëm për libianët, nafta në Iran është vetëm për iranianët dhe nafta në Irak është vetëm për irakianët. A është vetëm nafta e Arabisë Saudite që është e përbashkët për të gjithë? Le të dajmë naftën e Libisë, Iranit, Irakut dhe të Algjerisë në mesin e të gjithë myslimanëve atëherë.
A mundet një saudit të jetoj në Iran pa leje qëndrim? A mundet të jetojë në Libi, Algjeri apo Egjipt pa leje qëndrim?
Sigurohu që ta kuptosh çështjen dhe justifikoje shtetin. Përndryshe ky vend i do Selefitë. Për fat të keq, ka shumë faktorë që i shkaktojnë probleme dëshirave të Selefive. Ju nuk mund të paramendoni se sa faktorë të vështirë dhe të bezdishëm janë. Ka vende që përjashtojnë banorët e tyre. Myslimanët janë duke përjetuar gjitha këto gjëra tani.
Myslimanët më parë jetonin në një lumturi të madhe. Ishte mundësia të udhëtoshë nga Khurasani për në të Andaluzi, nga veriu në jug, dhe të vendosesh kudo. Njeriu adoptohej menjëherë. Ne kemi jetuar në atë kohë. Mund të mendoje se është një i huaji ishte qytetari më i madhë apo dijetarë të cilët urdhërojnë në të mirën dhe ndalojnë nga e keqja. Nuk kishte asnjë shtetësi apo diçka. Pastaj filluan problemet.
Para mizorive të Xhuhejmanit (Sh.p. i cili kishte pretenduar se eshte Mehdiu, dhe kishte sulmuar Qabenë) ishte mundësia që të gjithë Selefitë e botës të mbanin fjalime në Meke dhe Medine, në xhami dhe kudo. Ata mund të flisnin lirshëm. Askush nuk pyeste se kush i kishte dhënë atyre leje. Pastaj erdhi mizoria e Xhuhejmanitt. Ai kishte me vete egjiptas, jemenas, indianë, pakistanezë dhe të tjerë. Atëherë autoritetet u detyruan që të vënë kushte mbi të huajt të cilët dëshironin të flasin. Kushdo që kishte metodologjinë e Xhuhejmanit ndalohej të fliste në xhami dhe vende të tjera. Me anë të kësaj askujt nuk i lejohej të thërret në fenë e Allahut pa pëlqimin e shtetit. Nuk ka rëndësi nëse personi ishte saudit apo jo.
Selefizmi ka kaluar nëpër faza të ndryshme. Pas të qenurit në një fazë të gjerë, vëllazërore dhe të zgjeruar e cila u përhap në pjesën tjetër të botës për tu rrethuar nga kjo sprovë e hidhur. Kohëve të fundit është keqësuar gjendja edhe më shumë lidhur me shpërthimet. Arabia Saudite duhet të mbrojë vendin dhe sigurinë e saj.