Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

E vërteta rreth ISIS dhe en-Nusrah’s

Alameh Salih bin Sad es-Suhejmi

Burimi: http://video.dusunnah.com/innovations/al-khawarij/the-correct-islamic-position-towards-isis-shaykh-saalih-as-suhaymee/

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Ka njerëz të rinjë entuziastë të cilët kanë udhëtuar për në Siri dhe u bashkuan me grupin që e quan veten ”Shteti islamik”. Ata thonë se thashethemet se ata vrasin dhe terrorizojnë janë të pasakta. Cila është e vërteta në lidhje me këtë grup?

Përgjigje: E vërteta është se ata janë Hauarixhë dhe Tekfirijun. Pak ditë më parë ata e vranë djalin e djalit të tezës. Ata thanë se ai ishte renegat sepse ai ishte me një ushtri tjetër kundrejt tyre. Të dy ushtritë e kan gabuar rrugën. Nuk ka rëndësi nëse ata quhen en-Nusrah ose ISIS. Ky i fundit megjithatë, është më i keq, përshkak se ata (të dy grupet) ndaj besimtarëve nuk respektojn farefisin e as besëlidhjen, kan kaluar kufirin.

Për të provuar të kotën e tyre është e mjaftueshme që para disa ditëve ata kanë shpallur një kalif për të cilin ata pretendojnë të jetë halifi i myslimanëve dhe thërrasin për besatim ndaj tij. Gjëja e parë që këta njerëz janë duke bërë me qytetarët tanë të cilët iu bashkohen atyre është që të heqin dorë nga betimi për bindje. Ju e dini se si është gjykimi për të heqë dorë nga premtimi për bindje.

Të gjithë ne jemi duke jetuar nën një betim për bindje. Ju jeni duke jetuar nën një betim për bindje ndaj udhëhqësit të këtij vendi e kështu me radhë. Kjo është tradhëti dhe mashtrim. Në Ditën e Gjykimit do të ngritet flamuri i tradhëtarit dhe në të shkruan: ”Ky është mashtrimi i filan dhe filan personit.” Ai që braktis betimin për bindje është në një situatë të rrezikshme.

Profeti ﷺ ka thënë:

”Ai që e braktis xhematin qoftë edhe një pëllëmb dhe vdes, vdes në vdekjen pagane.”

”Ai që heq dorë nga bindja dhe e braktis xhematin, do të takohet me Allahun pa asnjë argument.”

Këta njerëz thyejn, shkelin marrëveshjet. Ata janë aq larg nga e vërteta sa që është e mundur. Ata bëjnë Tekfir mbi dijetarët dhe mbi pushtetarët tanë. Tekfiri është e vetmja gjë që ju intereson atyre. Kjo është e vetmja gjë që ata dijnë dhe kan bindjen se kjo është fe. Ata janë mashtruar nga fetva që rrjedhin nga mendjelehtit prapa skenave. Ato përbëhen nga dy lloje:

1 – Ata që japin japin fetva janë së bashku me ta. Ata i konsiderojnë ata të jenë dijetarë të tyre. Ata i bashkëngjiten atyre dhe nuk i referohet gjykimit të Allahut dhe dijetarëve Rabbanijjun (të mirëfilltë). Ata janë sikurse ata.

2 – Njerëz që rrinë ulur dhe japin fetva. Ndoshta ata janë në vendin tonë dhe u japin atyre fetva. Ata i mbështesin ata dhe i inkurajojnë njerëzit që të shkojnë në këtë zjarr të madhë me të cilin e kanë djegur rininë myslimane dhe e cila është pa synime. Ata luftojnë nën një udhëheqje që është e verbër (e pa njohur), fanatike dhe në përputhje me kohën pagane.

Profeti ﷺ ka thënë:

”Nuk është prej neve, ai që lufton nën një udhëheqje të verbër, lufton për fanatizëm ose thërret në fanatizëm.”

Këta njerëz janë injorantë, mendjelehtë, të rinj, të pa pjekur.

Profeti ﷺ paralajmëroi ndaj tyre dhe tha:

”Nëse unë i përjetojë ata unë do ti vrasë sikurse u vra populli Ad.”

Ai ﷺ gjithashtu tha se ata:

(Hauarixhët) vrasin njerëzit më të mirë dhe se të mbyturit e tyre (Hauarixhëve) janë më të keqinjtë nën qiell. Ai tha se ata janë qentë e zjarrit dhe se ata e lexojnë Kuranin pa kaluar fytin e tyre dhe se ata dalin nga feja si shigjeta që del nga gjahu dhe se ajo nuk kthehet në të derisa të kthehet shigjeta në hark.”

Ai ﷺ tha se ata janë:

”Qentë e Xhehnemit” dhe tregoi se ata do të shfaqen në çdo shekull; çdo herë kur një grup shfaqet, ai pritet, deri sa të shfaqet Dexhalli në mesin e tyre.”

Ai ﷺ ndër të tjerash tha:

”Ju do ta nënvlerësoni namazin tuaj kur ata falën dhe adhurimet tuaj në krahasim me adhurimet e atyre. Ata e lexojnë Kuranin pa kaluar poshtë fytit të tyre.”

E shumë veçori të tyre që i ka përshkruar i dërguari ﷺ.

Ata vranë Aliun dhe Uthmanin radijAllahu anhuma. Ata vrasin myslimanët dhe i lënë të qetë paganët, gjë të cilën e tha i besueshmi ﷺ. Paraardhësit e këtyre njerëzve vranë Uthmanin. Pasi që ata ia kishin prerë kokën Uthmanit, njeri prej tyre shkeli mbi kokën e tij të pastër dhe tha:

”Betohem në Allahun se unë nuk e di ndonjë ditë të Allahut në jetën time, apo në xhihad që të jetë më mirë se kjo!”

Për sa i përket vrasësit të Aliut (radijAllahu anhu) Abdurr-Rrahman bin Mulxhem ai tha:

”Unë e kam helmuar këtë maje të shtizës dhe ajo ka nëntë teha. Tre prej tyre janë të përkushtuar ndaj Allahut dhe të dërguarit të Tij, dhe gjashtë prej tyre janë për shkak të urrejtjes time për Aliun.”

Shpërndaje: