Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

E vërteta rreth trinitetit!

Imam Muhammed bin Ahmed el-Kurtubi 

Burimi: El-Xhami li Ahkamil-Kuran (6/23)
Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Allahu Subhanehu ue Te’ala thotë:

يَا أَهْلَ الْكِتَابِ لاَ تَغْلُواْ فِي دِينِكُمْ وَلاَ تَقُولُواْ عَلَى اللّهِ إِلاَّ الْحَقِّ إِنَّمَا الْمَسِيحُ عِيسَى ابْنُ مَرْيَمَ رَسُولُ اللّهِ وَكَلِمَتُهُ أَلْقَاهَا إِلَى مَرْيَمَ وَرُوحٌ مِّنْهُ فَآمِنُواْ بِاللّهِ وَرُسُلِهِ وَلاَ تَقُولُواْ ثَلاَثَةٌ انتَهُواْ خَيْرًا لَّكُمْ إِنَّمَا اللّهُ إِلَـهٌ وَاحِدٌ سُبْحَانَهُ أَن يَكُونَ لَهُ وَلَدٌ لَّهُ مَا فِي السَّمَاوَات وَمَا فِي الأَرْضِ وَكَفَى بِاللّهِ وَكِيلاً

“O ithtarët e Librit! Mos e kaloni kufirin në besimin tuaj dhe për Allahun thoni vetëm të vërtetën! Mesihu – Isai, i biri i Merjemes, është vetëm i dërguar i Allahut dhe Fjala e Tij, të cilën ia ka dërguar Merjemes, si dhe shpirt (i krijuar) nga Ai. Pra, besojini Allahut dhe të dërguarve të Tij! Dhe mos thoni: “Tre zota”! Hiqni dorë, se është më mirë për ju! Allahu është vetëm një Zot – qoftë lavdëruar Ai! Ai është tepër i lartësuar për të pasur fëmijë. E Tij është gjithçka që gjendet në qiej dhe në Tokë. Allahu mjafton për rregullimin e gjithësisë.” 4:171

“Pra, besojini Allahut dhe të dërguarve të Tij!” Do të thotë: “Besoni se me të vërtetë Allahu është Zoti i Vetëm, Krijuesi i Mesihut (Isait alejhis-selam) dhe dërgues i tij si profet; prandaj beso në të dërguarit e Tij, duke përfshirë edhe Isanë dhe mos e konsideroni atë për Zot.

“Dhe mos thoni: “Tre zota”!” Mos thoni se zotat tanë janë tre.

Ibn Abbasi radijAllahu anhuma ka thënë: “Me Trinitet ata e kanë për qëllim Allahun Te’ala, gruan e Tij dhe djalin e Tij.”
El-Ferrau dhe Ebu Ubejde kanë thënë: “Do të thotë se Mos thoni se Zoti është tre zota, ashtu sikurse thotë Allahu Te’ala:

سَيَقُولُونَ ثَلاثَةٌ

“Do të thonë: “Ata ishin tre”…” 18:22

Ebu ‘Alij ka thënë: “Domethënia e ajetit të mësipërm është “Mos thoni se Ai është njëri në tre.”

Pavarësisht ndarjes së krishterëve në sekte të ndryshme, ata janë të gjithë të bashkuar në Trininë dhe thonë: “Allahu është një njësi e vetme në tre personalitete.” Ata bëjnë secilin prej personaliteteve hyjni dhe me këto personalitete kanë për qëllim: “Ekzistimin, jetën dhe diturinë.”

Ndonjëherë ata këto personalitete i quajnë: “I Ati, i biri dhe shpirti i shenjtë”. Kështu, ata kanë për qëllim se Ati është ekzistenca, biri është Mesihu (Isai) dhe shpirti i shenjtë është jeta.

Në fjalimet e tyre të tilla me të vërtet ekziston një rrëmujë që qartëson parimet e tyre të fesë. Si përmbledhje e pretendimeve të tyre (në lidhje me trinitetin), është ajo se gjithmonë kthehen tek ajo se Isai alejhis-selam është Zot, duke u bazuar tek mrekullitë që Allahu Subhanehu ue Te’ala i dha atij.

Gjithashtu, ata thonë: “Ne e dimë se këto veprime janë përtej mundësisë njerëzore, prandaj themi se këto vijnë vetëm nga dikush që ka atribute hyjnore.”

Përgjigja ndaj kësaj është: “Nëse është ashtu siç thoni ju se, ai vetvetiu i veproi këto vepra pa ndihmën e askujt, atëherë themi se ai do të duhej gjithashtu t’i mundte armiqtë e tij dhe t’i shmangej dëmeve të tyre – por kështu nuk ndodhi.”

Nëse të krishterët pajtohen me këtë (se ai ato veprime i bëri vetvetiu pa ndihmën e askujt), atëherë pretendimi i tyre bie poshtë. E nëse ata nuk pajtohen me këtë, prapëseprapë ata vazhdojnë të mos kenë asnjë argument për pretendimin tyre, sepse ata janë kundërshtuar nga Musai alejhis-selam dhe të gjitha mrekullitë (mu’xhizet) që ai i bënte. Siç ishte shndërrimi i shkopit në gjarpër, ndarja e detit, që dora e tij e bardhë, që atij rrëshira e ëmbël si mjalti dhe thëllëza etj. E njëjta gjë vlen edhe me mrekullitë e profetëve të tjerë. Nëse ata mohojnë mrekullitë që ata kishin, atëherë ne (në formë hipotetike) mohojmë pretendimet e tyre për mrekullitë që i kanë ndodhur Isait alejhis-selam. Ata nuk janë në gjendje që të sjellin prova diçka nga ajo që thuhet se ai të ketë bërë.

Kurse ne myslimanët, provat tona për mrekullitë e tij janë ajetet e Kuranit ndërsa ata e mohojnë Kuranin dhe i përgënjeshtrojnë lajmet që i ka sjellë ai. Prandaj ata nuk janë në gjendje për ti konfirmuar mrekullitë e tij me ndonjë prej transmetimeve të shumta.

Thuhet se të krishterët ishin myslimanë deri tetëdhjetenjë vjet pasi që Isai alejhis-selam u ngrit në qiell. Ata faleshin në drejtim të Kibles dhe agjëronin muajin e Ramazanit derisa shpërtheu një luftë në mes tyre dhe çifutëve. Në mesin e çifutëve ishte një njeri shumë i fuqishëm i cili quhej Polus (Pali/Paulus) i cili vrau një numër të madh të pasuesve të Isait alejhis-selam. Në një rast ai ka thënë: “Nëse e vërteta është me Isanë, ne kemi dalë nga feja dhe kemi mohuar atë në të cilën thërriste ai, ndërsa përfundimi ynë do të jetë xhehenemi. Ne jemi mashtruar në qoftë nëse ne do të hyjmë në xhehenem dhe ata hyjnë në xhenet. Më leni të shkoj në mesin e tyre në mënyrë që t’i mashtrojë, dhe që ata të hyjnë në xhehenem.”

Ai e shfaqi pendimin e tij (të rrejshëm), mbi kokën e tij hodhi dhe, dhe i tha të krishterëve: “Unë jam Polisi (Pali), isha armiku juaj! Jam thirrur lart nga qielli se nuk ka pendim për mua përveç nëse unë bëhem i krishterë.” Ata e futën në një kishë, brenda së cilës qëndroi një vit. Ai nuk doli prej as ditën dhe as natën derisa e mësoi Inxhilin përmendësh. Pas një viti, kur ai doli, u tha atyre: “Jam thirrur nga lart nga qielli dhe më është thënë se Allahu e ka pranuar pendimin tënd.” Ata e besuan atë dhe filluan ta duan atë sinqerisht. Pastaj ai shkoi në Bejtul-Makdis (Jerusalem) dhe zgjodhi Nestorin si pasardhës të tij në atë vend dhe ia mësoi atij se Isai i biri i Merjemes është Zot. Pastaj ai vazhdoi udhëtimin e tij për në Romë dhe u mësoi atyre teologji dhe humanizëm, dhe tha: “Isai nuk ishte njeri por u shndërrua i tillë, nuk kishte një trup por iu dha trupi, ndërsa ishte djali i Allahut.”

Këto dhe të tilla devijime ai ia mësoi një burri i cili quhej Ja’kub. Pastaj e thirri një njeri tjetër i cili quhej Melik dhe i tha atij: “Zoti është ende, por do të mbetet edhe Isai.”

Pasi i kishte vënë “kthetrat” e tij në këta njerëz, ai i thirri ata një nga një dhe u tha atyre: “Unë e pashë Mesihun (Isanë) në ëndërr dhe ai ishte i kënaqur me mua.”

Pastaj ai u tha secilit prej tyre: “Nesër, unë do të sakrifikojë veten dhe do ti afrohem Zotit me këtë. Nxitni njerëzit në besimin tuaj.”

Pastaj ai hyri në dhomën e sakrifikimit dhe sakrifikoi veten e tij. Në ditën e tretë filloi secili prej tyre të thërriste në besimin e tyre dhe kështu secili bëri një grup që i pasonin ata. Pastaj ata përfunduan në konflikt dhe mosmarrëveshje deri në ditët e sotme.

Të gjithë të krishterët pra burojnë nga këto tre grupe. Kjo është thënë të jetë shkaku u idhujtarisë së tyre – dhe Allahu e di më së miri!

Shpërndaje: