“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

E vetmja gjë që thuhet gjatë abdesit

Imam Ibn Kajim El-Xheuzijeh (v. 751)
Zed-ul-Mead (1/195-196)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Përveç fillimit të abdesit që fillohet me përmendjen e Allahut (duke thënë Bismilah), nuk ka ardhur asnjë transmetim i saktë nga profeti ﷺ për ndonjë fjalë apo dua që thuhet gjatë abdesit. Të gjitha hadithet që flasin për “çfarë të thuhet gjatë abdesit” janë të pavërteta dhe të sajuara, i dërguari ﷺ as nuk i ka thënë, as nuk ua ka mësuar njerëzve.

E vetmja gjë e vërtetuar është fillimi me emrin e Allahut dhe që pas përfundimit të abdesit, të thuhet:

أشهدُ أن لا إلَهَ إلَّا اللَّهُ وحدَهُ لا شريكَ لَهُ و أشهدُ أنَّ محمَّدًا عبدُهُ ورسولُهُ اللَّهمَّ اجعَلْني مِن التَّوَّابِينَ، واجعَلْني مِن المُتطهِّرِينَ

”Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut të Vetëm e të Pashok dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij. O Allahu im, më bëj prej atyre që pendohen dhe më bëj prej atyre që pastrohen!”

Transmeton Nesai. Hadithi është i mirë sipas imam Albanit në Sahih-ut-Terghib Et-Terhib (224).

Shpërndaje: