Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ebu Bekr es-Sidik u zogjdh kalifi i parë

Imam Ali bin Sultan el-Kari el-Hanefi (v. 1014)

Burimi: Shemmul-Auarid fi Dhemmirr-Rrauafid, fq. 47-48

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Është e njohur përgjithësisht sekti i Shi’itëve dallon nga sektet e tjera të shpikura dhe të neveritshme, pasi që ata nuk i pasojnë hadithet dhe transmetimet. Prandaj, ata kanë humbur urtësitë dhe dritat të cilat dijetarët e devotshëm dhe të mëdhenj i kanë transmetuar nga profeti përmes sahabëve dhe tebiinëve dhe dijetarëve me ndihmën e transmetuesve të devotshëm dhe të besueshëm. Kjo çoi në rënien në shtrembërime dhe gabime dhe shkatërroi diturinë dhe veprat e tyre. Në vend të kësaj, ata e ndërtuan besimin e tyre mbi gabimet e tyre. Si ndryshe mund të urrejnë shokun e profetit që ishte me të në shpellë dhe në të gjitha udhëtimet dhe se ishte burri i parë i cili u konvertua në Islam?

Profeti e emëroi atë si zëvendësues në Medinen e Islamit kur ai emëroi atë si udhëheqës i të gjithë njerëzve. Dijetarët janë unanim në lidhje me këtë. Madje edhe Aliu tha në lidhje me këtë:

“Ai ishte i kënaqur që ai të na udhëheq në fenë tonë. Si mund të mos kënaqemi që ai të na udhëheq në çështjet e kësaj jete?”

Nëse ky nuk është një urdhër i qartë i profetit se ai do të jetë zëvendës, atëherë të paktën është një aluzion për këtë. Megjithatë, është e njohur gjerësisht nga të gjithë njerëzit e mençur se sahabët të cilët sakrifikuan jetët e tyre dhe pasurinë për besimin në Allahun dhe dashurinë për të dërguarin e Allahut kurrë nuk do të kishin rënë dakord në devijim duke braktisur të drejtën e qartë të Aliut për hir të Ebu Bekr es-Sidikut. Përveç kësaj, ne duhet të dimë se pema familjare dhe fisi i Aliut ishin fisnik dhe i madh, dhe ai vetë ishte trim dhe i fortë, ndërsa fisi i Ebu Bekrit ishte i vogël.

Shpërndaje: