Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ebu Bekri është njeriu më i mirë pas profetit

Alameh Abdul-Muhsin bin Hamad el-Abbad

Burimi: el-Intisar lis-Sahabah el-Akhjar, fq. 58-65

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Argumente nga hadithet:

1 – I dërguari i Allahut ka thënë:

“Po të kisha marr dikë nga umeti im për mik të ngushtë (khalil) do ta kisha marr Ebu Bekrin si mik të ngushtë por duhet të jetë vetëm vëllazëria Islame dhe dashuria e saj. Nuk lejohet të mbetet në xhami asnjë derëz përveç derëzës së Ebu Bekrit.”1

2 – Amr bin el-Asi (radijAllahu anhu) ka thënë:

“E pyeta profetin : “Cilin njeri e do më së shumti?” Ai tha: “Aishen.” Unë i thashë: “E prej burrave?” Ai tha: “Babain e saj.” Unë i thashë: “Pastaj kë?” Ai tha: “Umer bin el-Khatabin.”2

3 – Enesi tha:

“I thanë: “O i dërguari i Allahut! Cilin njeri e do më së shumti?” Ai tha: “Aishen.” I thanë: “E në mesin e burrave?” Ai tha: “Babain e saj.”3

Argumente nga fjalët e sahabëve:

1 – Muhammed bin el-Hanefijjeh ka thënë:

“I thashë babait tim [Ali bin Ebi Talibit]: “Cilët janë njerëzit më të mirë pas të dërguarit të Allahut ?” Ai tha: “Ebu Bekri.” Unë i thashë: “Dhe pastaj kush?” Ai tha: “Umeri.” Pastaj unë kisha frikë se do të thoshte Uthmani nëse do e pyesja “dhe pastaj kush?”, kështu unë i thashë: “Pastaj ti je?” Ai tha: “Babai yt është vetëm njëri prej muslimanëve.” 4

2 – Ebu Xhuhejfeh tha:

“Aliu më tha: “O Ebu Xhuhejfeh! A të mos të tregojë se kush është njeriu më i mirë i këtij umeti pas profetit të tij?” Unë i thashë: “Po.” Ai tha: “Unë nuk besoj se ka dikush që është më i mirë se ai; personi më i mirë i këtij umeti pas profetit është Ebu Bekri, dhe pas Ebu Bekrit është Umeri, dhe pastaj është një person i tretë.” Por ai nuk e përmendi atë.”5

3 – Ibrahim En-Nakha’i tha:

“Alkameh bin Kajs e goditi këtë minber dhe tha: “Aliu na mbajti një hutbe nga ky minber dhe tha: “Unë kam mësuar se disa njerëz më konsiderojnë të jem më i mirë se Ebu Bekri dhe Umeri. Sikurse të isha prezent kur e thonë këtë, unë do t’i kisha ndëshkuar, por unë urrej që të ndëshkojë para se të jem prezent. Kushdo që thotë diçka të tillë është shpifës, dhe le të meritoj atë që shpifësi meriton. Njerëzit më të mirë pas të dërguarit të Allahut janë Ebu Bekri dhe Umeri.”6

4 –Abdullah bin Silmeh tha:

“E kam dëgjuar Aliun duke thënë: “Njerëzit më të mirë pas të dërguarit të Allahut janë Ebu Bekri dhe Umeri”7

5 – Abdullah bin Umeri tha:

“Në kohën e profetit e konsideronim Ebu Bekrin të jetë më i miri, pastaj Umerin dhe pastaj Uthmanin – Allahu qoftë i kënaqur me ta.”8

Argumente nga konsensusi i dijetarëve:

Konsensusi, apo ajo që e sugjeron këtë, se Ebu Bekri dhe Umeri janë sahabët më të mirët janë përmendur nga disa dijetarë. Disa prej tyre janë:

1 – Jahja bin Said el-Ansari në “Sherh Usul-il-I’tikad” (2608) dhe (2609).

2 – Sufjan bin Said eth-Thauri (v. 161) në “Usul-us-Sunneh” (194) nga Ibn Ebi Zamanin.

3 – Sherik bin Abdullah en-Nakhai po në të njëjtin libër (194).

4 – Abdullah bin el-Mubarak po në të njëjtin libër (197).

5 – Muhammed bin Idris (v. 204) në librin e Bejhakiut “el-I’tikad”, fq 192.

6 – Jusuf bin Adi (v. 232) në librin e Ibn Zamanit (196).

7 – Ebu Zur’ah er-Rrazi në librin e el-Lalekakit (321).

8- Ebu Hatim er-Rrazi në librin e el-Lalekakit (321).

9 – Neveviu (v. 676) në “Sherh Sahih Muslim” (15/148).

10 – Ibnu Tejmijeh (728) në “el-Uasitijjeh el-Kubra”, fq. 59-60, dhe Minhaxh-us-Sunneh (8/413).

11 – Dhehebi (748) në “Kitab-ul-Kaba’ir”, fq. 236.

1 Muslimi (532).

2 Bukhari (3662) dhe Muslimi (2384).

3 Tirmidhi (3890).

4 Bukhari (3681).

5 Ahmedi (835).

6 Ahmedi në ”Fadha’il-us-Sahabah” (484).

7 Ibn Maxheh (106).

8 Bukhari (3655).

Shpërndaje: