Dr Abdul-Aziz bin Ahmed el-Humejdi
Burimi: Bara’at-ul-A’immeh el-Arba’ah min Masa’il-il-Mutakal-limin el-Mubtada’ah, fq. 55-56
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Së treti, ai thotë në “el-Fikh el-Ekber”
“Shprehja jonë se Kur’ani është i krijuar.” 1
Nëse shqiptimi i Kur’anit është i krijuar ose i pa krijuar është një sprovë që u ngrit pas sprovës në lidhje me përhapjen e kalifit el-Mamunit se Kurani është i krijuar. Kjo ndodhi në vitin 218 hixhri, më shumë se 50 vjet pas vdekjes së Ebu Hanifes. Vetëm pasi u shfaq sprova në lidhje me shqiptimin e Kuranit me të cilin Imam Ahmedi dhe imamët e tjerë janë sprovuar.
Pra, si mundi Ebu Hanife të flas për diçka që do të shfaqej 60 vite pas vdekjes së tij? Ai e dinte gajbin (të fshehurën) dhe cilat sprova dhe risi që do të shfaqen dhe prandaj ai përgatiti një përgjigje për të gjithë? Kjo nuk është e mundshme. E vetmja që mund të thuhet është se këto nuk janë fjalët e Ebu Hanifes.
Ajo që nënvizon këtë pohim më tej se nxitësit e kohës el-Ma’munit ishin të parët që thirrën në besimin se shqiptimi i Kuranit është i krijuar. I pari që foli për këtë dhe e përhapi ishte Bishr el-Marisi (i cili vdiq në vitin 218 h) dhe njeriu që u bë i njohur për të dhe për propagandën el-Al-Husain Karabisi (v. 248).
Hafidh Muhammed ibn Muslimi bin Uereh ka thënë:
“Ahmedi më tha: “Pa marrë parasysh se çfarë shprehet për Kuranin kështu që ai është fjalë e Allahut. Dhe ata që thonë se shqiptimi i Kuranit është i krijuar janë Xhehmitë.” I thashë: “A e di nëse dikush nga Xhehmitë e tha këtë?” Ai tha: “Unë kam mësuar se Bishr el-Marisi ka thënë kështu.”2
Pra ky besim u shfaq nga Xhehmitë në shekullin e dytë prandaj Ebu Hanifeh (rahimehullah) nuk ka të bëjë asgjë me të.
1 El-Fikh el-Ekber, fq. 301
2 Es-Sunneh (190 – dorëshkrimi) i el-Khallalit.