Alameh Abdurr-Rrahman bin Jahja el-Mu’al-limi (v. 1386)
Burimi: Et-Tankil bi ma fi Ta’nib el-Keutheri min el-Abatil (1/19)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Disa nga Ehlul-Hadithi kanë thënë në mënyrë specifike se nuk është vërtetuar se Ebu Hanife besonte se Kur’ani ishte krijuar. Në mesin e atyre që e ka transmetuar këtë është el-Khatib el-Baghdadi përmes el-Meruedhi nga Ahmed bin Hanbeli.
Të tjerë kanë ritransmetuar nga Ebu Hanife se ai tha se Kur’ani nuk është i krijuar. Këso transmetime janë të njohura në librat si “Tarikhul Bagdad” dhe “Manakib-ul-Imam Ebu Hanife”. Atëherë si mund të thuhet se Ehlul-Hadithi e akuzoi Ebu Hanifen, pa të cilin ata nuk mund të ishin, për diçka që ata e pastruan dhe e përjashtuan atë nga mesi i tyre në vend të kundërshtarëve të tyre?