Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ebu Hanifeh në lidhje me trupin dhe substancën

Dr Abdul-Aziz bin Ahmed el-Humejdi

Burimi: Bara’at-ul-A’immeh el-Arba’ah min Masa’il-il-Mutakal-limin el-Mubtada’ah, fq. 61-62

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

E gjashta, thuhet në “el-Fikh el-Ekber”:

“Allahu është një gjë jo si gjërat e tjera. Se Ai është një gjë do të thotë se Allahu pohohet si një pa trup, pa qenie dhe jothelbësor.”1

Ebu Hanife i përkiste Selefëve të umetit që pjesërisht i mungonte dija në lidhje me këto terma të shpikura, dhe nuk spekuloi mbi to. Në këtë mënyrë, ai pastrohet prej tyre pasi ai pastrohet nga libri “el-Fikh el-Ekber” (libri nuk është i tij).

Meditoni mbi citatin, kjo është sikurse të lexosh një libër të shkruar nga skolastikët e mëvonshëm të cilët kanë shpikur termet e huaja të sektit Kullabijjeh që i kanë marrë nga filozofia greke dhe nga logjika. Kur folën Selefët nga shekulli i dytë dhe i tretë me këto terma të shpikura? Kur fliste Imam Ebu Hanife që jetoi në mes 80-150 të vitit hixhri me këto terme që u shfaqën shumë kohë pas vdekjes së tij?

Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijeh tha:

“Selefët dhe Imamët e Ehl-ul-Hadithit ue-Sunneh nuk e përshkruan Allahun me diçka tjetër përveç asaj që Ai e ka përshkruar Veten me të ose me të cilën i dërguari i Tij e përshkroi Atë. Ata as nuk pohuan, e as nuk mohuan terma të përgjithshme dhe të reja nëse nuk i shpjegonin së pari kuptimet e tyre. Ajo që ishte në përputhje me Kuranin dhe Sunnetin u pranua dhe ajo që nuk ishte në përputhje me to u refuzua. Ata nuk thanë se Allahu është një trup ose esencë, as nuk mohuan se Allahu është trup ose esencë.”2

Prandaj ata dijetarët të cilët e monojnë trupin gjithashtu mohojnë cilësitë e përsosura me të cilat përshkruhet Allahun (te ala). Dhe ata pasues të bidatit që e pohojnë trupin veprojnë kështu në mënyrë që të ngjasojnë Allahun me krijesat.


1 El-Fikh el-Ekber, fq. 302

2 Dar Ta’arudh-il-Akl uen-Nakl (10/258-259).

Shpërndaje: