Alameh Ahmed bin Jahja en-Nexhmi
Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=132922
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Çfarë mendoni për Ebul-A’la el-Meududi? Ka njerëz që këshillojnë të rinjtë që të lexojnë librat e tij dhe e konsiderojnë atë të jetë një model dhe imam.”
Përgjigje: “Është vërtetuar se Ebul-A’la el-Meududi anon kah Shiat dhe se ai u jep atyre përparësi para Ehl-us-Sunnetit. Ai ka thënë se është e lejueshme për një Rafidi që të martohet me një grua nga Ehl-us-Sunneti dhe anasjelltas. Ai tha me sa më kujtohet se Rafidat, apo Shiitët, janë një grup musliman dhe se mosmarrëveshjet ndërmjet muslimanëve duhet të parandalohen. Ka shumë pika kundër tij dhe se ai ia dha për martesë bijat e tij Shiitëve dhe refuzoi që ato të martohen me burra nga Ehl-us-Sunneti.
Ai e ka fyer Arabinë Saudite dhe ka akuzuar sauditët se janë injorant, të humbur dhe të devijuar.
E gjithë kjo nënkupton se ai kurrë nuk e kuptoi Teuhidin dhe se ai anon kah idhujtarët dhe novatorët.”