Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ecën rreth e përqark xhamisë pa u ulur

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmim (v. 1421)
Sherh Sahih El-Bukhari (2/334)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Imam Bukhari ka thënë:

6 – Ai që hyn në një xhami duhet të falë dy rekate

Ebu Katadeh Es-Sulemi rrëfeu se i dërguari ka thënë:

“Kur ndonjëri prej jush të hyjë në xhami, le t’i falë dy rekate para se të ulet.”1

Ndoshta dikush pyet për një person që hyn në xhami dhe nuk ulet, por ecën rreth e përqark xhamisë dhe qëndron aty për dy orë, duke ecur dhe lexuar. A bie ai në ndalesë? Me sa duket, nuk bie në ndalesë, pasi që nuk është ulur.

Megjithatë, duke marrë parasysh kuptimin, ai konsiderohet sikur të jetë ulur. Ecja e tij rreth e përqark xhamisë ka të njëjtin kuptim sikur të ishte ulur. Prandaj një gruaje me menstruacione nuk i lejohet të bëjë tavaf rreth Qabes edhe nëse ajo thjesht do të ecte përreth pa u ulur sepse asaj nuk i lejohet të qëndrojë në xhami.


Sulejk El-Gatafanij hyri në xhami në ditën e xhuma, ndërkohë që i dërguari i Allahut ﷺ, mbante hutben. I dërguari i Allahut ﷺ e pyeti atë: ”A u fale (2 rekate tehijetul mesxhid)?”

Tha: “Jo.”

I dëguari i Allahut ﷺ i tha: “Atëherë ngrihu dhe fali dy rekate të lehta (të shkurtra)!”

Transmeton Ebu Daudi (1116) me zinxhir të saktë.

Ebu Katadeh Es-Sulemi-radijAllahu anhu- rrëfeu se i dërguari ﷺ ka thënë:

“Kur ndonjëri prej jush të hyjë në xhami, mos të ulet derisa të falë dy rekate.”

Transmeton Buhari (1163).

Shpërndaje: