Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi´i (v. 1422)
Burimi: Fadha’ih ue Nasa’ih, fq. 116-117
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Sunneti është përhapur, elhamdulilah. Tani, edhe el-Ikhuan el-Musliminët kanë filluar studimin e shkencës së hadithit. Megjithatë, ata e bëjnë këtë vetëm për shkak që të rinjtë të mos i braktisin ata.
Abdullah Sa’ter ka filluar t’ua mësojë librin “et-Tahauijeh”. Ti e ke vënë veten në një situatë të vështirë. Mbrëmjen e parë erdhën shumë dëgjues. Mbrëmjen e dytë erdhën më pak. Natën e tretë erdhën edhe më pak. Pas një jave erdhën tre persona. Ai nuk di asgjë pos se të citojë gazetën Elhajat dhe BBC. Ata pra deshën që t’i kapin të rinjtë në mënyrë që ata të mos i braktisin. Tani, edhe ata thonë se si ata po ua mësojnë akiden, hadithin dhe gjëra tjera. E kur e panë se kjo nuk u solli dobi, ata iu kthyen mashtrimeve dhe gënjeshtrave.