Imam Muhamed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)
Burimi: En-Nasihah, fq. 6-7
Përktheu: Valdet Gashi
Para një kohe pashë një studim, ose më mirë një shkatërrim, të librit të Imam Ibn Kajim-el-Xheuzijes “Ighathat-ul-Lahfan”, ku studiusi zbulon injorancën e tij të qartë dhe skandaloze. Pasi që unë konsideroj se jam i detyruar të respektoj pozitën e dijes dhe të ruaj Sunnetin profetik, kam vendosur të shkruaj një libër përkatës për të refuzuar injorancën e tij dhe për të sqaruar gjendjen e tij të keqe:
وَإِذَ أَخَذَ اللّهُ مِيثَاقَ الَّذِينَ أُوتُواْ الْكِتَابَ لَتُبَيِّنُنَّهُ لِلنَّاسِ وَلاَ تَكْتُمُونَهُ
“(Dhe përkujtoni) kur Allahu mori besë nga ata të cilëve iu dhanë Librat e parë, për ta bërë të njohur e të qartë lajmin dhe të mos e fshihnin atë.” 1
Unë e di se disa vëllezër që thërrasin në Sunnet, ose të paktën kujdesen për të, mund të pyesin nëse ky kundërshtim nuk e bën të famshëm këtë injorant dhe shkatërrues. Po, por pastaj çfarë? A nuk është e detyrueshme të zbulosh injorancën e injorantit për të paralajmëruar ndaj tij? A nuk kanë refuzuar dhe kritikuar dijetarët e Islamit gjithmonë sulmuesit e devijuar? A nuk sjell heshtja për njerëzit e tillë që njerëzit e thjeshtë dhe të paarsimuarit të mashtrohen prej tyre? Le të ndodhë ajo që ndodhë. Mbrojtja e fesë është themeli i fesë, dhe zbulimi i gënjeshtarëve mbron të vërtetën e qartë:
وَلَيَنصُرَنَّ اللَّهُ مَن يَنصُرُهُ
”Dhe nuk ka dyshim se Allahu padyshim që do të ndihmoj ata të cilët e ndihmojnë Allahun (çështjen e Tij).” 2
Herët apo vonë.
1 3:187
2 22:40