Alameh Muhammed bin Hadi el-Medkhali
Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=157015
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Ehlus-Sunneti janë unanim se duhet kritikuar për bidatet, për të bojkotuar pasuesit e bidateve, për të qëndruar larg tyre, të paralajmërojnë kundër tyre, ti nënvlerësojnë ata, t’i izolojnë dhe të paralajmërojnë kundër shoqërimit me ta. Ata janë unanim lidhur me këtë. Asnjë prej tyre nuk mendon ndryshe për këtë çështje.
Sot pasuesit e bidateve duan që përmes kësaj shprehjeje të turpshme, të padrejtë dhe kriminale, të largojnë njerëzit nga dijetarët e Ehl-us-Sunnetit, të cilët ia duan të mirën umetit. Ne u themi atyre se, me lejen e Allahut, kurrë nuk do të arrini qëllimin.
A ishte Umeri (radijAllahua nhu) i cili e fshikulloi Sabighin? A ishte Umeri një kritik ekstrem? kur e dëboi atë në Basra në Irak dhe i shkroi guvernatorit Ebu Musa që të mos rri askush me të? Sipas këtyre (pasuesve të bidateve) ai ishte kritikues ekstrem!. Vetëm pasi ai ishte penduar dhe i shkroi Umerit që ishte penduar ai e lejoi që të rrinë njerëzit me të.
Kur Sufjan eth-Theuri erdhi në Basra, e pyetën për Rebi es-Sabih, ndërsa ai i pyeti se me kë rri. Ata thanë se besimi i tij ishte Sunneti. Kur i pyeti përsëri se me kë rri ai, ata thanë se ai rri me Kaderitë. Atëherë ai tha:
”Ai është Kaderi.”
A i përkiste eth-Theuri kritikëve ekstrem?
Ebu Davudi (rahimehullah) ka thënë:
“I thashë Ebu Abdil-lah Ahmed bin Hanbelit: “Nëse e shoh një person nga Ehl-us-Sunneti duke ecur me një person prej pasuseve të bidatit, a të mos i flas atij më?” Ai u përgjigj: “Jo. Tregoj atij se personi me të cilin e ke parë është një bidatçi. Nëse ai ndërpret bisedat me të, fol me të. Përndryshe, ti duhet të gjykosh se ai është me të.”
A i përkiste Ahmedi kritikëve ekstrem?
Gjithë Ehl-us-Sunneti janë unanim për të paralajmëruar kundër pasusve të bidateve, për t’u larguar prej tyre, për ti nënvlerësuar ata, për ti refuzuar ata, për të paralajmëruar kundër shoqërimit me ta dhe për të paralajmëruar kundër atyre që i shoqërojnë ata. Çfarë të themi për ata që i justifikojnë ata? Çfarë të themi për ata që i mbrojnë ata? Çfarë të themi për ata që fyejnë dijetarët e Ehl-us-Sunnetit për hir të tyre? Ata i përkasin atyre edhe pse kundërshtarët nuk kanë dëshirë ta dëgjojnë këtë.