Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Edhe nëse (udhëheqësi) ta merr pasurinë dhe ta fshikullon shpinën

Imam Ebu Bekr Umer bin Ebi Asim esh-Shejbani (v. 287)

Burimi: es-Sunneh (1026)

Komentet: Imam Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)

Burimi: Dhilal-ul-Xhenneh (2/492)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

186 – Kapitulli mbi dëgjimin dhe bindjen

1026 – Hisham bin Ammar na tregoi: Mudrik bin Sa’id na tregoi: E kam dëgjuar Hajjn Ebu Nahri duke thënë: E kam dëgjuar Khabadeh bin Ebi Umejh, nga Ubejd bin es-Samit, nga profeti ﷺ i cili ka thënë:

“Dëgjo dhe bindu (ndaj udhëheqësit) në mirëqenie dhe në kohë të vështira, me dëshirë dhe pa dëshirë, edhe kur dikujt i jepet përparësi para teje, edhe nëse ai ta merr pasurinë dhe ta fshikullon shpinën.”


1 Hadithi është autentik.

Shpërndaje: