Shejkh Sulejman er-Ruhejli
Burimi: https://youtu.be/o5DgnV5BP3g
Përktheu: Valdet Gashi
Pyetje:
Aisheh ka thënë: “Se kur i dërguari i Allahut ﷺ e dëgjonte muezinin duke shqiptuar dëshmitë, ai thoshte: “Edhe unë, edhe unë.”
Transmeton Ebu Davudi, Ibn Hibani në Sahihun e tij, Ebul-Hakim i cili tha se hadithi është sahi.
Përgjigje: Po ky hadithi i cili është sahih, për të cilin ka thënë Shejkh Albani është sahih nga Aishah se ajo ka thënë:
“Kur i dërguari i Allahut ﷺ e dëgjonte muezinin duke shqiptuar dëshmitë, ai thoshte: “Edhe unë, edhe unë.”
Është transmetuar ngjashëm edhe nga Muavije (radijAllahu anhu):
“Edhe unë, edhe unë.”
Mirë, a thuhej kjo vetëm në fund të shahadedit, do të thotë i përgjigjet fundit të ezanit, a thoshte i dërguari ﷺ ndonjëherë kur e dëgjonte muezinin duke thënë këtë:
“Edhe unë, edhe unë.”
Kur muezini thoshte:
Allahu Ekber, Allahu Ekber edhe profeti ﷺ thoshte: “Allahu Ekber.”
Kur muezini thoshte: Eshhedu en la Ilahe Il-la Allah.
Ai thoshte: “Ue enne, (edhe unë).”
Kur muezini thoshte: Ue eshhedu ene Muhammed resulullah.
Ai thoshte: “Ue enne, (edhe unë).”
Kur muezini thoshte: Haj alel salah (ejani në namaz).
Ai thoshte: Ue la haule ue la kuete ila bilah dhe deri në fund.
Një Sunnet i harruar: Kur muezini thotë dy dëshmitë e besimit, dëgjuesi thotë: “Edhe unë, edhe unë.”
Ose se i dërguari i Allahut ﷺ kur e dëgjonte muezinin duke shqiptuar dëshmitë thoshte: “Ue enne, ue enne (edhe unë, edhe unë).” Herë thoshte këtë e herë atë. Kjo është e mundshme, Kjo është e mundshme.
Dhe është nga Sunneti që të thuhet ndonjëherë: “Ue enne, ue enne (edhe unë, edhe unë).”
Dhe Allahu e di më së miri, se duhet thënë ndonjëherë kur muezini shqipton dëshmitë: “Ue enne, ue enne (edhe unë, edhe unë).” Kjo është nga Sunneti i të dërguarit ﷺ dhe Muavijeh (radijAllahu anhu) e praktikonte ketë ndërsa ishte në minber.
Kur muezini shqiptonte dëshmitë, ai thoshte: “Ue enne, ue enne (edhe unë, edhe unë).”
Ti përgjigjesh muezinit në këtë mënyre është Sunnet.