Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/
Përgatiti: www.perlat-muslimane.com
Pyetje: “Sot ka një boshllëk në mes të disa fëmijëve dhe prindërve të tyre. Cila është ajo gjë që shkakton këtë dhe si duhet ta trajtojmë atë?”
Përgjigje: “Ka shumë arsye ku një prej tyre është edukimi i keq. Babai i ka lënë pas dore aq sa ata janë bërë të pabindur dhe rebel kundër tij. Në qoftë se ai do i kishte edukuar ata dhe do i kishte mësuar që nga fëmijëria, ata nuk do të kishin ikur prej tij. Një tjetër arsye është shoqëria e keqe. Në qoftë se fëmijët kalojnë kohë me fëmijët e tjerë që nuk kanë karaktere të mirë, ata ndikohen prej tyre. Shoqërimi ndikon dhe në mënyrë të veçantë tek ata të vegjël mendjet e të cilëve janë të papjekur. Ashtu siç prindërit i edukojnë fëmijët e tyre me karakteristika të shkëlqyera, ata gjithashtu duhet t’i parandalojë ata nga shoqëria e keqe e cila i shkatërron ata. Një arsye e tretë është e televizioni të cilin ata e shikojnë në shtëpitë e tyre dhe të gjitha të këqijat e lakuriqësi dhe veprime të papërshtatshme që përmban ai. Ai gjithashtu shkakton që fëmijët t’ia kthejnë shpinën prindërve.
Ata duan të imitojnë atë që ata i shikojnë dhe nuk dëshirojnë t’u binden prindërve.Prindërit duhet t’i kushtojnë vëmendje këtyre faktorëve me fëmijët e tyre. Një arsye e katërt është se prindërit janë të pakujdesshëm për të marrë fëmijët në namazit. Pejgamberi (salAllahu alejhi Salla Allahu selam) ka thënë:
”I urdhëroni fëmijët për të falur namazin kur ata janë shtatë vjeç dhe i rrihni për shkak të namazit, kur ata janë dhjetë.”
Allahu (aza ue xhel) ka thënë:
”Urdhëroje familjen tënde, që të falë namazin dhe këmbëngul për këtë!”
Kjo është e detyrueshme t’i kushtohet vëmendje këtyre faktorëve me fëmijët. Nuk duhet marrë lehtë gjërat në fillim e pastaj të bëhesh i vendosur.Nuk është e mundur. Nëse je i vendosur që nga fillimi dhe ata mësohen me këtë, atëherë, do të jetë e lehtë për edukimin e tyre. Prindërit duhet të jenë të vëmendshëm me këtë. Babai është bari dhe është përgjegjës për tufën e tij. E njëjta gjë vlen edhe për nënën. Edhe ajo është përgjegjëse për tufën e saj.”