Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Edukoni fëmijët tuaj që ta adhurojnë Allahun!

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Edukoni fëmijët tuaj që ta adhurojnë Allahun, që të kujdesen për faljen e namazeve me xhemat, për kërkimin e dijes, të ndjekin mësimet e dijes në xhami, ligjëratat dhe gjëra të tjera që janë të dobishme për ta në mënyrë që të mund të pajisen (me dije) nëpërmjet mësimeve të tyre dhe gjithashtu nga ajo që mësojnë në shkollat ​​e tyre. O robër të Allahut!

Xhamitë janë shkolla, shkollat më të rëndësishme, janë më të rëndësishme se shkollat. Në të vërtetë, xhamitë janë shkolla që i edukojnë fëmijët që t’i binden Allahut, që ta adhurojnë Allahun, që të fitojnë dije të dobishme dhe të bëhen shembull i mirë, prandaj kushtoni rëndësi që të lidhen zemrat e tyre me xhamitë, mos i neglizhoni ata, mos i lini të flenë, mos i lini të argëtohen dhe të luajnë. Sillni me vete në xhami që të edukohen me bindje, të familjarizohen me xhamitë, të shikojnë vëllezërit e tyre muslimanë duke u falur në rreshta pas imamit të tyre, duke e lutur Allahun, duke përkujtuar Allahun, duke lexuar Kuran, pra kujdesuni për fëmijët tuaj.

Shpërndaje: