Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ehl-us-Sunneti ranë në pajtim se rebelimi kundër pushtetarin musliman është i ndaluar!

Shejkh Xhamal bin Furehjan el-Harithi

Burimi: er-Rad ala man za’am enna Bej’at-is-Sisi la talzamuhu fi Misr, fq. 11-12

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Disa dijetarë mendojnë se mospajtimi në kohën e sahabëve (radijAllahu anhum) në lidhje me rebelimin dhe mosrebelimin si dhe besatimin ndaj pushtetarit, ndodhi në rrethana dhe sprova pas vrasjes së Uthmanit (radijAllahu anh) nga Khauarixhët, ajo ndodhi nga ixhtihadi nga ata sahabë që bënë huruxh, por duke mos patur mbështetjen e grupit të madh të sahabëve. Neveviu ka thënë pasi foli për rebelimin e el-Husejnit, Ibn-uz-Zubejrit dhe Ibn-ul-Ash’athit:

El-Kadhi ka thënë: “Ky mospajtim ishte në fillim. Pastaj u arrit konsensus se rebelimi kundër tyre është i ndaluar – dhe Allahu e di më së miri.”1

Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijeh (rahimahullah) ka thënë:

“Muslimanët më të ditur dhe më me merita, e ndalonin rebelimin dhe luftën në kohë të sprovave. Për shembull, Abdullah bin Umeri, Se’id el-Musejjib, Ali bin el-Husejn dhe të tjerë ndaluan rebelimin kundër Jezidit. Një shembull tjetër është se si el-Hasan el-Basri, Muxhahidi dhe të tjerë ndaluan rebelim gjatë sprovës së Ibn-ul-Ash’ath. Prandaj Ehl-us-Sunneti më në fund ranë dakord për të mos luftuar në rrethana trazirash, e cila është e bazuar në hadithet autentike dhe të sakësuara që përcillen nga profeti (salAllahu alejhi ue selem). Për këtë arsye ata filluan të përmendin këtë çështje në librat e tyre të akides (besimit) dhe urdhëruan durimin me pushtetarët e padrejtë.”2

Ibnu Haxheri ka thënë:

“Kur dijetarët e kishin zakon të thoshin se një person e konsideronte shpatën të lejuar, ata kishin për qëllim se ai e konsideronte të lejueshme revoltimin kundër pushtetarëve të padrejtë. Ky është një mendim i vjetër që ka ekzistuar në mesin e Selefëve. E kur e panë se si rebelimet sjellin më shumë dëm (se dobi) ata ranë dakord për të mos u rebeluar. Ai që mediton merr mësim nga ajo që ka ndodhur gjatë rebelimit kundër Jezidit, Ibn-ul-Ash’ath dhe të tjerëve.”3


1 Sherh Sahih Muslim (12/229).

2 Minhaxh-us-Sunneh (4/529).

3 Tahdhib-ut-Tahdhib (2/250).

Shpërndaje: