Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Eja bënu mysliman në ditën e premte

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: Sherh Fet´h-il-Mexhid (22)

http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/fth-mjd-01061435-01.mp3

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Kur një person konvertohet në Islam në mesjavë në disa xhami në SHBA, administrata e xhamisë i thotë atij që të bëjë konvertimin të premten, kur ka njerëz të cilët mund ti´a mësojnë atij abdesin dhe namazin. Çfarë thoni për këtë?”

Përgjigje: ”Konvertimi i tij në Islam duhet të pranohet menjëherë. Ai konsiderohet si mysliman. Nëse nuk ka dikush që mund ti´a mësojë atij çështjet fetare ai duhet të pres derisa të ketë dikush që e bën këtë. Nuk ka asnjë problem. Megjithatë, konvertimi i tij në Islam nuk lejohet të shtyhet deri të premten. Duhet të pranohet menjëherë. Ai konsiderohet si mysliman dhe duhet ti urohet mirëseardhje. Ai duhet të mësojë aq sa ka mundësi dhe në prezencën e mësuesit. Qendrat Islamike nuk janë pa mësues dhe injorantë. Përndryshe çfarë funksioni kryen qendra?”

Shpërndaje: