Imam Abdul-Aziz bin Abdil-lah bin Baz (v. 1420)
Burimi: Mexhmu-ul-Fataua (13/31)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmusliane.com
Është transmetuar në të vërtetë nga i dërguari i Allahut ﷺ se ai urdhëroi namazin e eklipsit të diellit dhe të hënës, dhikrin dhe lutjet kur muslimanët shohin eklipsin diellor dhe hënor.
Ai ﷺ ka thënë:
“Dielli dhe hëna janë dy nga shenjat e Allahut. Allahu i frikëson robërit e Tij me to. Ato nuk errësohen si pasojë e vdekjes ose lindjes së dikujt. Nëse shihni diçka prej tyre duhet të faleni dhe të luteni derisa të kthjellohet.” 1
Profeti ﷺ ka urdhëruar namazin, lutjen, dhikrin dhe namazin për falje në lidhje me shikimin e eklipsit diellor dhe hënor, e jo sipas lajmërimit të astronomëve.
Prandaj të gjithë muslimanët janë të detyruar t’i përmbahen sunnetit, ta praktikojnë këtë dhe të përmbahen nga çdo gjë që shkon kundër tij. Si pasojë ishte gabim dhe kundërshtim me sunnetin falja e namazit të eklipsit hënor natën e pesëmbëdhjetë Rebi eth-Theni duke u bazuar tek astronomët.
Me këtë që thashë nuk është e ligjësuar për një vend që të falin namazin e eklipsit hënor nëse eklipsi hënorë nuk është parë në atë vend. Sepse i dërguari ﷺ e ndërlidhi namazin me shikimin e eklipsit hënor dhe jo me lajmërimin e astronomëve apo me eklipsin hënor në një qytet tjetër.
Allahu (azze ue xhel) ka thënë:
وَمَا آتَاكُمُ الرَّسُولُ فَخُذُوهُ وَمَا نَهَاكُمْ عَنْهُ فَانتَهُوا وَاتَّقُوا اللَّهَ إِنَّ اللَّهَ شَدِيدُ الْعِقَابِ
“Çfarëdo që t’ju japë i dërguari, merreni atë, e çfarëdo që t’ju ndalojë, hiqni dorë prej saj.” El-Hashr, 59:7
1 Muslimi (911).