Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ekonomia e sotme

Imam Muhammed el-Amin esh-Shenkiti (v. 1393)

Burimi: Adhua-ul-Bejan (4/179)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pa dyshim që të gjithë muslimanët e të gjithë botës janë të detyruar për të bashkëpunuar për një ekonomi që Krijuesi i qiellit dhe tokës e lejon nëpërmjet Sunnetit të dërguarit të Tij (salAllahu alejhi ue selem). Në këtë mënyrë do të jetë garantues për njohjen e rrugëve të fitimit dhe shpenzimit të pasurisë në përputhje me rregullat sheriatike. Ekonomia e sotme nuk lejohet nga dispozita sheriatike fisnike. Sepse ata që e kanë organizuar atë nuk janë muslimanë. Ti nuk gjen asnjë tregti në bankat apo kompanitë të jenë të lejuara sipas sheriatit. Kjo është për shkak se ata ose janë bazuar në kamatë apo në rrezik humbjeje. Në këtë rast nuk lejohet të bëhet tregti me to. Kompanitë e sigurimeve të botës janë një shembull i kësaj. Ti mezi që mund të gjesh dikë që i shpëton rrezikut. Është saktësuar se profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka ndaluar tregtinë e rrezikut. Ata që sot lejojnë forma të ndryshme të sigurimit janë gabim. Ata nuk kanë asnjë argument se ato janë të lejuara. Fakti është se argumentet autentike i ndalojnë ato – dhe Allahu e di më mirë.

Shpërndaje: