Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ekskursionet për në Pakistan

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Lika el-Bab el-Maftuh (15 B)

Data e fetvas: 16/6-1413 ose 11/12-1992

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “A është thirrja e Xhematit Tebligh në Pakistan një thirrje e saktë? A na preferoni që të shkojmë në Pakistan, përkundër asaj se disa njerëz mendojnë se kjo nuk është korrekte dhe se është e paqartë. A mund të na këshilloni me atë që është e mirë?”

Përgjigje: “Xhemati Teblig janë ata që udhëtojnë për në Pakistan dhe shteta tjera për të bërë davet. Ne nuk i akuzojmë ata se kanë qëllim të keq. Ata padyshim kanë vetëm motive të mira me udhëtimin e tyre. Megjithatë, udhëtimet e tyre janë bërë shkak që ata të shpifen. Njerëzit thonë se ata shkojnë atje për të marrur dituri dhe besim nga disa njerëz atje, ndërsa tek ne kemi njerëz më të ditur dhe më të devotshëm se sa ata.

Lidhur me këta njerëz ka paqartësi1, sepse ata kanë ndërtuar parimet e tyre përgjatë diçka tjetër e jo në parimet që i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem bazoi fenë. Ata kanë bazuar metodologjinë e tyre në gjashtë parime:

1 – Realizimi i shahadeti se nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut.

2 – Namazi me koncentrim dhe nënshtrim.

3 – Dituria me dhikër

4 – Të gjithë myslimanët duhet të nderohen.

5 – Korrigjimi i qëllimit.

6 – Udhëtimet për të thirrur në fenë e Allahut.

Do të kishte qenë më mirë për ta sikurse ta kishin bazuar çështjen e tyre në bazamentet e të Dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue selem. Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

”Islami është ndërtuar mbi pesë shtylla: Shahadeti se nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut, namazi, zekati, agjërimi i muajit të Ramazanit dhe haxhit për në shtëpinë e shenjtë të Allahut.”

Unë nuk mendoj se dikush ka edhe dyshimin më të vogël se i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem është personi më i ditur mbi atë që Islami është ndërtuar dhe se ai është njeriu më i sinqertë. Ai salAllahu alejhi ue selem gjithashtu ka thënë:

”Besimi është që të besosh në Allahun, engjëjt e Tij, librat e Tij, të dërguarit e Tij, në Ditën e Gjykimit dhe në paracaktimin, të mirën dhe të keqën në të.”

Ai tha: ”Ihsan është që ta adhurosh Allahun sikur e sheh Atë. Sepse edhe pse ti nuk e sheh Atë, vërtet Ai të sheh ty.”

Prandaj, e përsëris këshillën time për vëllezërit e mi nga Xhemati Teblig, që të mos udhëtojnë në Pakistan. Ata duhet të përmbahen nga kjo që para se gjithash të mbrojnë nderin e tyre nga akuzat dhe fyerjet. Sepse nëse flasim për Xhematin Teblig se ndikimi i tyre është i pashembullt – ndikimi i tyre është i qartë. Sa shumë të padrejtë, mëkatarë dhe madje edhe kufarë janë udhëzuar nga ata! – Arsyeja pse shpifet ndaj tyre është shkuarja e tyre në Pakistan. Po e përsëris këshillën time për vëllezërit në Gadishullin Arabik që të mos udhëtojnë për në Pakistan. Le të takohen në Mekë gjatë Haxhit, Umres, Ramazanit apo ndryshe. Që të udhëtojnë në një vend tek njerëzit që janë të panjohur, kjo nuk duhet bërë.

Një tjetër gjë që unë i këshilloj vëllezërit e mi nga Xhemati Teblig është që ti kushtojnë rëndësi të madhe kërkimit të diturisë. Ata duhet të mësojnë aq sa të kenë mundësi. Ata duhet të studiojnë aq sa i dhëjnë rëndësi ekskursioneve për hirë të Allahut, kontaktit me njerëz, vizitiat e njerëzve dhe thirrjes së tyre në të vërtetën. Ata duhet të ulen pranë dijetarëve që Allahu u ka dhuruar dituri dhe mësim. Kjo mund të jetë një herë në javë. Vetëm që të mësojnë atë që shumë prej tyre janë injorantë. Kjo është gjithashtu diçka për të cilën njerëzit i kritikojnë ata, e cila është se ata janë shumë larg dijes. Disa prej tyre thonë se ata nuk kanë dëshirë fare që të diskutojnë çështjet fetare. Ata vetëm duan që gjërat të ecin para. Nuk ka dyshim se kjo është një pikë kundër Xhematit Teblig. Do të kishte qenë më mirë për ta që ti kushtojnë rëndësi kërkimit të dijes. Dituria nuk është vetëm në librat që flasin për virtytet. Librat në lidhje me virtytet janë të mira dhe e rrisin dhe e forcojnë besimin, por ato nuk përfshijnë të gjithë diturinë. Ne duhet të kemi njohuri në lidhje me dispozitat sikurse që kemi dituri në lidhje çështjet shpirtërore. Kjo siç thash është gjithashtu edhe diçka për të cilën ata qortohen.

Në lidhje me atë se ekskursionet janë të kufizuara në tre ditë, katër ditë, një muaj apo dy muaj, kjo nuk është asgjë për të cilën unë i dënoj Xhematin Teblig. Kjo mund të jetë një mjet për të cilën ata e konsiderojnë përmirësimin e personit i cili shkon me ta. Mjetet nuk kanë asnjë limit në Sheriat. Çdo mjet që sjell qëllimin është gjithashtu qëllim përderisa nuk është i ndaluar në vetvete.

Nëse ato janë të ndaluara në vetvete, ne as nuk duhet tu afrohemi atyre. Nëse dikush thotë se ai dëshiron ta thërrasë një person përmes muzikës sepse ai e pëlqen muzikën dhe kjo ndoshta mund të jetë shkak që ai të pranoj, të themi se kjo nuk është e lejuar?! Mjetet që nuk janë të ndaluara në vetvete dhe ndikojnë janë të lejuar. Mjetet pra ndryshojnë nga qëllimet. Nuk është kusht që Sheriati të përmend çdo mjet dhe të komentojë se çfarë bën e çfarë nuk bën. Për shkak se mjetet janë të panumërta. Çdo gjë që sjell mirësi është e mirë.

Prandaj unë po e përsëris këshillën time për të gjithë vëllezërit e mi nga Xhemati Tebligqë të kërkojnë dije dhe të mësojnë librat e dijetarëve. Ata duhet të lexojnë libra të shkruar nga njerëzit me dituri dhe fe të besueshme në mënyrë që ata të mund të përfitojnë prej tyre. Është e mirë që të lexohen librat shpirtërore por ato nuk janë të mjaftueshme për dijen e myslimanit.

Shpërndaje: