Alameh Ahmed bin Jahja en-Nexhmi (v. 1429)
Burimi: “Er-Raddul-Muhabber”, fq. 32
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Mashtrimi vjen nga njerëzit me metodologji të ndryshme të tilla si “Vëllezërit Myslimanë”, Sururitë dhe Kutbitë. Ata i mësojnë nxënësit e tyre gjëra tjera nga ajo që gjendet në plan-programin mësimor (në shkollat e Arabisë Saudite). Ata ju organizojnë atyre darka dhe udhëtime të veçanta larg nga sytë e njerëzve, në të cilat kalojnë net të tëra.
Atje ua shpërlajnë trurin dhe ua ndryshojnë të menduarit e tyre. Ua mbushin trurin me ideologjitë e Hauarixhëve dhe të bërjes tekfir.
Mashtrimi i njerëzve nga ana e Tekfirëve është fakt konkret. Në këto organizime që ata bëjnë, apo qoftë edhe në organizime të haxhit e të umres, i veçojnë të rinjtë dhe diskutojnë me ta duke ia mësuar metodologjinë e tyre. Jo rrallëherë, ftojnë edhe njerëz tjerë, njerëz me famë në mesin e tyre, duke iu dhënë të rinjve leksione dhe i motivojnë kinse për xhihad! Ata pretendojnë se të bërit tekfir mbi udhëheqësit shtetërorë dhe dijetarët Selefi është prej llojeve të xhihadit.
Metodologjitë dhe fenomenet e tilla janë të huaja në shoqërine saudite. Fillet e gjërave të tilla në shoqërinë tonë datojnë nga vitet 70-ta, kur “Vëllezërit Myslimanë” u shpërngulën në vendin tonë nga vende të tjera. Fillimisht, Arabia Saudite i konsideroi grupin e “Vëllezërisë Myslimane” si të shtypur nga pushteti i atjeshëm në Egjipt, prandaj i pranuan ata, u dhanë atyre shtetësinë, i punësuan në pozita të larta prestigjioze dhe u dhanë siguri të plotë. Megjithatë, ata komplotuan kundër shtetit, dhe kështu i “falënderuan” për mirëpritjen ndaj tyre me mizori dhe të keqe.