Imam Ali bin Ali bin Muhamed bin Ebil-Izz ed-Dimeshki
Burimi: Komentimi i librit Akidetut-Tahauije”, fq. 153-154
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Të gjitha këto lajthitje të lartpërmendura [1] janë prezentë në mesin tonë. Ndërsa, në anën tjetër kemi Fjalën e Allahut (Kur’anin) që i është zbritur të dërguarit të Tij (salAllahu alejhi ue selem), gjithashtu kemi Sunnetin profetik, kemi fjalët e gjeneratave të arta të cilët kanë qenë pas të dërguarit, kemi fjalët e të zotëve të mendjes –imamëve tanë. A thotë për shembull ndonjëri prej tyre se në të vërtetë nuk ekziston askush përpos Allahut siç thonë Sufistët, Allahu na ruajt!
Fjalë të tilla si kjo nuk kanë rrjedhur ndryshe, por vetëm e vetëm si shkak i ekstremizmit të tepërt në fe, i ngjashëm me ekstremizmin e Hauarixhëve, por jo vetëm kaq, por edhe i ngjashëm me ekstremizmin e të Krishterëve që kishin në fenë e tyre. Ndërsa, Allahu i Madhëruar e ka nënçmuar dhe përulur ekstremizmin në fe dhe e ka ndaluar atë, ku në një ajet thotë:
يَا أَهْلَ الْكِتَابِ لاَ تَغْلُواْ فِي دِينِكُمْ وَلاَ تَقُولُواْعَلَى اللّهِ إِلاَّ الْحَقِّ
“O ithtarët e Librit! Mos e kaloni kufirin në besimin tuaj dhe për Allahun thoni vetëm të vërtetën!” 4:171
قُلْ يَا أَهْلَ الْكِتَابِ لاَ تَغْلُواْ فِي دِينِكُمْ غَيْرَ الْحَقِّوَلاَ تَتَّبِعُواْ أَهْوَاء قَوْمٍ قَدْ ضَلُّواْ مِن قَبْلُ وَأَضَلُّواْ كَثِيراً وَضَلُّواْ عَن سَوَاء السَّبِيلِ
“Thuaj: “O ithtarët e Librit! Mos i shkelni kufijtë e së vërtetës në besimin tuaj dhe mos ndiqni dëshirat e një populli, që gaboi më parë, nxori prej udhës së drejtë shumë njerëz dhe vetë u shmang nga udha e drejtë.” 5:77
Dhe thotë i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem):
لاتشددوا على أنفسكم فيشدد الله عليكم، فإن قوما شددوا على أنفسهم، فشدد الله عليهم، فتلك بقاياهم في الصوامع والديار ورهبانية ابتدعوها ما كتبناها عليهم
Mos e ngarkoni veten tuaj me gjëra të rënda (sikur agjërimi i përhershëm, falja e namazit tërë natën, largimi nga gratë, etj.) e si pasojë e kësaj t’ju ngarkojë Allahu me to (t’ua bëjë ato obligim pasi që nuk ishin obligim). Kishte njerëz (nga bijtë e Izraelit) që e ngarkuan veten me gjëra të rënda e Allahu i ngarkoi me to, ja ku janë mbetjet e tyre në nëpër Manastire dhe Sinagoga. Gjithashtu edhe murgërinë Ne nuk ua urdhëruam atë, por ata e shpikën vetë.”[2]
[1] (v. p.: të Sufistëve dhe filozofëve).
[2] Ky hadith konsiderohet i dobët nga Imam Albani dhe Shejkh Abbadi, për shkak të transmetuesit Abdullah bin Salih i cili është i dobët. Ka disa dijetarë të tjerë të cilët e bëjnë të pranueshëm për shkak të hadithit tjetër autentik të ngjashëm me këtë transmetim, në të cilin thuhet: “Mos e ngarkoni veten tuaj (sikur agjërimi i përhershëm, falja e namazit tërë natën, largimi nga gratë, etj.). Vërtetë ata qe u shkatërruan para juve u shkatërruan për shkak të teprimit dhe ngarkimit të vetës sëtyre, do i gjeni të paktit që kanë mbetur prej tyre në Manastire dhe Sinagoga.” (Silsilehtul-Ehadithis-Sahihah 3124) Hadithi i cekur mbetet i dobët, përveç shprehjeve që konfirmohen në hadithin e përmendur, i cili është autentik.