Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ekziston vetëm një Ahmed bin Hanbel

Imam Ebul-Husejn Muhammed bin Ebi Ja’la el-Hanbeli (v. 526)

Burimi: Tabakat-ul-Hanabilah (2/531-532)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Jahja bin Ma’in ka thënë:

“Ata duan që ne të bëhemi si Ahmed bin Hanbeli. Jo, pasha Allahun, se ne nuk mund të arrijmë të jemi si Ahmedi apo të pasojmë Ahmedin.”

Kam lexuar në “Tarikh Bagdad”: Ebu Nu’ajm na informoi: Sulejman et-Tabarani na tregoi: Muhammed bin el-Husejn el-Anmati na tregoi:

“Ne ishim në një mexhlis me Jahja bin Ma’in, Ebu Khejthemeh, Zuhejr Bin Harb dhe dijetarë të tjerë të mëdhenj. Ata e lavdëruan Ahmed bin Hanbelin dhe përmendën virtytet e tij. Një burrë tha: “Mos e lavdëro aq shumë.” Atëherë Jahja bin Ma’in tha: “A është shumë të lavdërosh Ahmed bin Hanbelin? Nëse tërë mexhlisin ia kishim kushtuar lavdërimit të tij nuk do të kishim arritur për të përmendur të gjitha virtytet e tij.”

Me zinxhir të njëjtë tha Ebu Hatim:

“Nëse e sheh një person nga Bagdadi i cili e do Ahmed bin Hanbelin, duhet ta din se ai është paues i Sunnetit. Dhe nëse e sheh se ai e urren Jahjah bin Ma’inin, duhet ta dish se ai është gënjeshtar.”

Shpërndaje: