Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

El-Audeh, el-Hauali, el-Karni dhe el-Umer janë Hauarixhë

Alameh Ahmed bin Jahja en Nexhmij (vdiq. 1429)

Burimi:http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=143787

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Këta njerëz, si Selman el-Audeh, Sefer el-Hauali dhe Aid el-Karni i përkasin Tekfirëve dhe atyre që nxisin popullin kundër shtetit. Mendimet e tyre janë të shkruara, të regjistruara dhe të njohura. Ata janë të obliguar që të pendohen tek Allahu. Edhe Aid el-Karni i cili thotë:

Falu dhe agjëro sa të duash

Feja nuk e njeh atë ibadetxhi që falet dhe agjëron

Ti je një nga priftërinjtë e murgjëve

Ti nuk je nga feja e Ahmedit

Pastaj ai i urdhëroi ata që i binden atij për të luftuar ata që janë në pushtet dhe thotë:

”Mos ji koprrac me gjakunt tënd të pafajshëm.”

Ai i quan të rinjtë robërit e besimit, kurse burrat e shtetit i quan robër të tokës. Ai ka deklarata të ngjashme.

E njëjta gjë vlen edhe për Selman el-Auden. Fjalimi i tij në librin e tij ”Humum Fetatin Multazimeh” është i njohur. Në të ai nxit kundër shtetit, kur ai urdhëron rebelim. E gjithë kjo bie në kundërshtim me atë që ka urdhëruar Allahu me anë të të Dërguarit të Tij salAllahu alejhi ue selem. Prandaj nuk lejohet për ti quajtur ata ”dijetarë”. Ata nuk janë asgjë më shumë se Hauarixhë. Unë i lutem Allahut që të korrigjojë gjendjen e myslimanëve, dhe ti kursej ata nga e keqja e Hauarixhëve. Ata ia duan të keqen vendit dhe qytetarëve. Ne e lusim Allahun që t’i ndalojë ata nga synimi i tyre.
Lidhur me
Zejd el-Medkhali dhe Rebi bin Hadin, edhe pse njerëzit thonë këtë dhe atë për ta, qëndrimet e tyre janë të njohura. Ata kanë thënë të vërtetën, kanë shkruar të vërtetën dhe kanë urdhëruar të vërtetën. Ata janë në mesin e dijetarëve të cilët luftojnë në rrugën e Allahut në mënyrë që fjala e Allahut të mbizotërojë.

Në qoftë se këta njerëz shpifin për dikë, është vetëm Allahu që dëshiron që ata të marrin mëkatet e tyre, që mëkatet e atyre që fyen të fshihen dhe që shpërblimi i tyre të dyfishohet në Ditën e Gjykimit.

[Pyetje për gjendjen e Nasir el-Umerit]

Përgjigje: ”Nasir el-Umer është prej tyre (Hauarixhëve).”

Shpërndaje: