Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali
Burimi: http://rabee.net/ar/articles.php?cat=8&id=236
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Ali el-Halebi është një nga ata më të këqitë të cilët dëshmojnë rrejshëm. Ai dëshmon se njerëz të devijuar me parime të prishura dhe metodologji të rreme janë Selefijun, qëndronë në anën e tyre, dhe aplikonë parimet e tyre të rreme, dhe metodologjitë. Një nga këta individë është:
1 – Adnan Ar’ur
Ky njeri është nga Pasuesit e Fitneve dhe ka luftuar kundër Ehl-us-Sunnetit vite me radhë.
Ai ka përhapur sprovat e tij shumë vite për të mbrojtur të devijuarit dhe veçanërisht Sejjid Kutbin që përkrahte panteizmin, i cili mohoi cilësitë e Allahut Azze ue Xhel, u tallë me Musain salAllahu alejhi ue selem profetin e Allahut, dhe fyu atë.
Fyu sahabët e Muhammedit salAllahu alejhi ue selem jashtëzakonisht shumë dhe posaçërisht Uthmanin radijAllahu anhu, për të cilin ai tha se kishte shkatërruar shpirtin dhe themelin islamik, neglizhoi kalifatin e tij dhe besoi se ai ishte një boshllëk mes kalifatit të Ebu Bekrit dhe të Umerit radijAllahu anhuma dhe kalifatit të Aliut radijAllahu anhu dhe shumë fyerje të tjera. Referoju librit tim ”Mata’in Sejjid Kutb fi As´hab Rasulil-lah salAllahu alejhi ue selem.”
Sejjid Kutbi e fyu Muavijen dhe Amr bin el-Asin radijAllahu anhuma dhe i akuzoi ata për gënjeshtra, hile, mashtrim, hipokrizi dhe ryshfet. Ai akuzoi shumë arabë për dalje nga feja dhe më pas u kthye në fyerje ndaj Muavijes radijAllahu anhu. Referoju librit të Sejjid Kutbit ”Kutub ue Shakhsijjat”1.
Adnani e mbronë Sejjid Kutbin dhe i lufton ata që e kritikojnë atë me të drejtë. Ai e lavdëron atë dhe vepron në mënyrë të rreme kur ai thotë se askush nuk ka vendosur bazamente sikurse Sejjid Kutbi. Në të njëjtën kohë ai akuzon Selefite për mungesë të bazamenteve.
Ai e përmend atë në të njëjtin kontekst si Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijen, Ibn-ul-Kajimin dhe Ibn Abdil-Vehabin kur ai sqaron Teuhidin dhe llojet e tij.
Ar’uri ka shpikur disa parime të rreme, duke përfshirë:
”Ne korrigjojmë pa kritikuar (Xherh).”
”Nëse ti gjykon, do të gjykohesh edhe vet.”
Ai ka shpikur gjashtë parime për të luftuar metodologjinë Selefite me to2 dhe veçanërisht Xherh ue Ta’dilin, kritikimin dhe lavdërimin, për ti mbrojtur të devijuarit dhe për të luftuar Selefitë.
Këto parime, sprova, fatkeqësi dhe devijime i mësuan dijetarët prandaj ata e këshilluan atë që ti braktis ato, por kot. Si rezultat, ata e bënë të qartë metodologjinë e tij të rreme dhe parimet e tij prandaj ai i fyu ata, u tall me ta dhe i trajtoj ata si asgjë.
Kur Alameh Ibn Uthejmin u pyet në lidhje me parimet e tij ai i refuzoi ato dhe e bëri të qartë kotësinë e tyre. Megjithatë, ky njeri pason këtë rrugë edhe sot.
Ai ka shkruar një libër të titulluar ”Manhaxh-ud-Da’uah fi Dhau-il-Uaki el-Mu’asir”, të cilin e ndërtoi në parimet e tij të prishura. Aty ai ndalonë thirrësat për në fenë e Allahut që të gjykojnë të devijuarit dhe shkon aq larg sa që ai madje shpjegon të jetë e ndaluar për profetët që të gjykojnë armiqtë e Allahut. Argumenti i tij për këtë janë ajetet:
وَإِنَّمَا أَنَا نَذِيرٌ
”Unë jam vetëm një paralajmërues.” 3
إِنَّمَا أَنتَ مُنذِرٌ
”Ti je vetëm paralajmërues.” 4
وَمَا أَنتَ عَلَيْهِم بِوَكِيلٍ
”Dhe ti nuk je mbrojtës i tyre.” 5
Në të njëjtën kohë ai fsheh kur profetët gjykojnë umetet me mosbesim, gënjeshtra dhe gjëra të tjera.
Ai i mbyll sytë për gjykimet e Selefëve mbi të devijuarit, gënjeshtarët dhe të tjerët që mbushin librat e Xherh ue Tadilit në përgjithësi dhe librat e kritikimit në veçanti.
Ai nuk ishte i kënaqur me këto devijime derisa ai i thirri të gjithë njerëzit, duke përfshirë edhe jehudët dhe të krishterët në një unitet fetar dhe e konsideroi të kapurit e jehudëve për Teuratin e shtrembërar dhe të kapurit e të krishterëve për Ungjillin e shtrembëruar është të kapurit për litarin e Allahut6.
Ai paraqiti një trakt kombi për sirianët – një traktat që është e bazuar në sekularizëm, liberalizëm dhe në metodologjin e të devijuarëve dhe jo në besimin Islam ose në legjislacionin islam.
Përkundër të gjitha këtyre devijimeve me të cilat ai madje kundërshton bazat Islame dhe degëzimet e sheh se si el-Halebi qëndronën në anën e tij dhe thotë se ai është Selefi. Ai e bën këtë edhe pasi që ai ka bërë thirrje për unitet fetar, ka lavdëruar disa Nusejrih dhe Druzë dhe i ka preferuar ata para myslimanëve dhe themeloi një traktat sekularë.
A nuk konsiderohet dëshmia el-Halebiut për Selefizmin e Ar’urit prej llojeve më të mëdha dhe më të këqija të dëshmive të rreme? Kjo dëshmi a nuk bie ndesh me dëshminë e metodologjisë Selefite, madje edhe me Islamin?
1 fq. 242-243.
2 Shih https://www.youtube.com/watch?v=LE7dAcGxsIk
3 67:26
4 13:7
5 6:107
6 Shih https://www.youtube.com/watch?v=fQHWx1DD9es