Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

El-Halebi dhe organizata Ihja et-Turath

Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali

Burimi: http://rabee.net/ar/articles.php?cat=8&id=236

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

4 – Organizata e Ikhuanu Musliminëve në Kuvajt  ”Ihja et-Turath”

Ata janë duke luftuar në të gjithë botën për të përçarë dhe për të rrënuar Selefitë. Ata themelojnë dhe rekrutojnë parti për ta luftuar metodologjinë Selefite. Shembuj të këtyre partive janë el-Hikmah në Jemen dhe në er-Rashad në Indonezi e cila është themeluar nga njerëz që nuk bëjnë dallim mes Rafidave, Hauarixhëve dhe Ehl-us-Sunnetit. Ata gjithashtu kanë aktivitete në Indi dhe Pakistan për të përçarë Selefitë. Ata kanë një ndikim shumë të keq në këto vende.

Megjithatë, el-Halebi dhe kulti i tij dëshmojnë se kjo organizatë është Selefite, edhe pse ata dinë shumë prej asaj që ajo vepron.

A nuk konsiderohet dëshmia el-Halebiut  prej llojeve më të mëdha dhe më të këqija të dëshmive të rreme, dhe kundërshtimi më i madhë i metodologjisë Selefite?

 

Shpërndaje: