Shejkh Abdul-Aziz bin Jahja el-Burai
Burimi: http://m-sobolalhoda.net/salafi/showthread.php?t=9444
Data e fetvas: 16/6-1435 ose 16/4-2014
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Jahja el-Haxhuri thotë se, në qoftë se Ahmed bin Hanbeli zgjohej nga varri i tij, nuk do të pranoja fjalën e tij në lidhje me Abdurr-Rrahman [el-Adanin]. Ai po ashtu thotë se nëse të gjithë dijetarët e botës të bien dakord për diçka tjetër pos asaj që ai thotë në lidhje me [Abdurr-Rrahman] el-Adanin ai nuk do ta pranojë atë. Ai është i përgatitur për të thyer konsensusin dhe atij nuk i intereson.
Kur ia përmenda këtë të Shejkh Rabis ai tha:
“Ai është më i keq se Hadaditë. Hadaditë fshihen pas dijetarëve dhe të tregojnë se ata i duan ata, ndërsa atij nuk i intereson fare për dijetarët.”