Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

El-Haxhuri mbledh “gabimet e profetit dhe të sahabëve”

Shejkh Abdul-Aziz bin Jahja el-Burai

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=142930

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Ka motra që e mbrojnë el-Haxhurin dhe thonë se mosmarrëveshja mes tij dhe dijetarëve është në çështje për të cilën duhet të arsyetohet njeriu, dhe se ai është tërhequr nga gabimet e tij, d.m.th se bëhet fjalë për çështjet kur bëhet ixhtihad dhe jo ato themelore, dhe se ato janë sikurse mospajtimet e sahabëve. A është kjo e vërtetë?

Përgjigje: Së pari dhe më kryesorja është pohimi i tyre se ai është tërhequr nga gabimet është një dëshmi e përkryer për ata që e kritikojnë atë. Kjo do të thotë se ata nuk e kishin gabim dhe ata nuk flisnin fjalë boshe dhe se kritika ishte me vend. Ata pyesin pse ne e kritikojmë atë për çështjet nga të cilat ai është tërhequr. Pse ju i kritikoni ata që e kritikojnë atë?

Në një ligjëratë ku ai përmendi gjashtë gabime që i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) kishte bërë, dhe ua përmendi ato njerëzve të thjeshtë. Kush para el-Haxhurit i ka mbledhur gabimet e të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem)? Dhe ai e bëri atë në mesin e njerëzve të thjeshtë në Hadhramaut. Ata e qortuan dhe e refuzuan atë për këtë. Shejkh Fauzani është pyetur në lidhje me këtë dhe ai është deklaruar. Nga njëra anë ata thonë se ai është tërhequr nga këto. Nga ana tjetër nxënësit e tij hulumtojnë se a ka gabuar i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem). Pse ju hulumtoni në lidhje me këtë? A nuk ka asgjë tjetër për të hulumtuar pos gabimeve të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem)?

Në librin “el-Xhumu’ah” ai mbledh gabimet e sahabëve. Ai përmendi dhjetëra gabime. Kush para teje e ka bërë këtë? Pse ne duhet të udhëhiqemi nga emocionet? Në vend të kësaj duhet bërë hamd Allahun për shkak se vëllezërit këshillojnë. Nëse gabon duhet të këshillohet.

Nëse thua se el-Haxhuri ka bërë gabim, ai të thotë mjerë për ty. Ndërsa se Haxhuri ka thënë i dërguari (salAllahu alejhi ue selem) gaboi, kjo është më e lehtë!

Shpërndaje: