Hafidh Ali bin Hasan bin Asakir ed-Dimashki (v. 571)
Burimi: Tabjin Kadhib-il-Muftari fi ma nusiba ilal-Imam Ebil-Hasan el-Ash’ari, fq. 17-18
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pozita e Ebul-Hasenit (rahimehullah) është më e lartë se ajo me çka ata e akuzojnë atë. Dijetarët preferojnë të përmendin virtytet e tij dhe luten për mëshirë për të në vend se ta kritikojnë atë. Pozita e tij në mesin e dijetarëve të botës është e njohur. Ai përmendet si më i shquari në lëmin e tij. Ai është përshkruar si fetarë, inteligjencë dhe fisnikëri. Ai ishte i njohur për origjinën e tij dhe prejardhjen e tij. Fjalimet e tij në lidhje me krijimin, ai ka trashëguar nga etërit dhe gjyshërit e tij. Pastaj ato trashëguan fëmijët e Ebu Musa el-Esh’ariut (radijAllahu anhum) prej tij.
Dijetarët i njohin librat e tij. Studiuesit i përshkruajnë ato si të mira dhe të sakta. Ai që lexon librin e tij ‘el-Ibanah” e kupton çfarë dije ai zotëronte dhe sa fetar ishte.