Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi’i (v. 1422)
Burimi: Iskat-ul-Kalb el-Aui Jusuf bin Abdilah el-Kardavi, fq. 72-73
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Sot më tregoi vëllai Salih el-Bekri se si kishte dëgjuar në kasetë Jusuf el-Kardavin duke thënë:
“Jehudiu fitoi në zgjedhje me rezultat 99%, e këtë rezultat nuk do të kishte marrë as Allahu! Nëse njerëzit do të votonin për Allahun nuk do të kishte rezultat me 99%.”1
Vëllezër! Para se të iki nga ky vend, dëshiroj të them një fjalë rreth rezultatit të zgjedhjeve izraelite. Arabët, të gjitha shpresat e tyre kanë qenë të lidhura me fitoren e Perezit. Por, Perezi ra. Për këtë ne e urojmë shtetin e Izraelit. Dëshirojmë që shtetet tona të jenë sikurse ai shtet. Për shkak të një grupi të vogël rrëzohet një (udhëheqës). Pra, populli është ai i cili qeveris. Pra, populli është ai i cili qeveris. Nuk ka aty 99.99%, apo 99.999% që i njohim në shtetet tona. 99.99%, ç’është kjo?!
Sikur Allahu ta kish paraqitur veten e Tij para njerëzve nuk kishte me marr gjithë atë përqindje, por është gënjeshtër, mashtrim dhe tradhti. Andaj, e përshëndesim Izraelin (popullin e saj) për këtë që ka vepruar.”
Kjo fjalë është një devijim i qartë. Nëse ai dëshiron të thotë se jehudiu apo fituesi me këtë përqindje është më i mirë se Allahu (subhanehu ue te ala), ai është kafir. Nëse ai dëshiron të thotë se jehudët, të krishterët (të krishterët), budistët, adhuruesit e lopëve, adhuruesit e organit gjenital dhe të tjerët nuk votojnë për Allahun, kjo është një gjë tjetër, por është devijim i qartë.
Allahu (azze ue xhel), Zoti ynë, nuk ka nevojë për votime. Ai është (subhanehu ue te ala) që thotë “Bëhu!” Dhe ajo bëhet. Ai është që shkatërroi Faraonin. Ai është që shkatërroi Karunin. Ai është që ka shkatërruar popuj të mëdhenj në mesin e atyre që kaluan kufirin dhe kundërshtuan profetët e Allahut (azze ue xhel) dhe u dha profetëve të Tij fitoren në të dy jetët.
Është vetëm njeriu i dobët që ka nevojë për t’u votuar. Madje edhe udhëheqësit e fiseve janë në pasiguri para zgjedhjeve. Zoti ynë nuk ka nevojë për dikë apo diçka:
يَا أَيُّهَا النَّاسُ أَنتُمُ الْفُقَرَاء إِلَى اللَّهِ وَاللَّهُ هُوَ الْغَنِيُّ الْحَمِيدُ إِن يَشَأْ يُذْهِبْكُمْ وَيَأْتِ بِخَلْقٍ جَدِيدٍ وَمَا ذَلِكَ عَلَى اللَّهِ بِعَزِيزٍ
”O ju njerëz, ju keni nevojë për Allahun e Allahu nuk ka nevojë për askë; Ai është i falënderuari. Po të dojë Ai, juve ju zhduk e sjell krijesë të re. E për Allahun ajo nuk është e vështirë.”2
O el-Kardavi! Ke bërë kufër, ose iu ke afruar kufrit! Ky është el-Kardavi për të cilin Abdul Mexhid es-Zindani thotë se është muxhahid! Muxhahid, por? Është një muxhahid i cili përhap dyshime kundër Islamit!
Përveç kësaj, ai uron Izraelin për zgjedhje të drejta. Zgjedhjet janë tagut! Ato kanë ardhur tek ne nga armiqtë e Islamit. Allahu (azze ue xhel) ka thënë:
وَمَا اخْتَلَفْتُمْ فِيهِ مِن شَيْءٍ فَحُكْمُهُ إِلَى اللَّهِ
“Për çdo send që nuk pajtoheni, gjykimi për të është te Allahu.”3
فَإِن تَنَازَعْتُمْ فِي شَيْءٍ فَرُدُّوهُ إِلَى اللّهِ وَالرَّسُولِ إِن كُنتُمْ تُؤْمِنُونَ بِاللّهِ وَالْيَوْمِ الآخِرِ ذَلِكَ خَيْرٌ وَأَحْسَنُ تَأْوِيلاً
“O ju që besuat, binduni Allahut, respektoni të dërguarin dhe përgjegjësit nga ju. Dhe nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, kthejeni atë çështje për gjykim tek Allahu (tek libri i Tij) dhe tek i dërguari i Tij (sunneti i të dërguarit) nëse i besoni Allahut dhe ditës së fundit. Kjo është më e dobishmja dhe përfundimi më i mirë.”4
Me emrin e Allahut (te ala) do të dalë një libër i quajtur:
“Iskat-ul-Kalb el-Aui Jusuf bin Abdil-lah el-Kardavi” [Për ta heshtur qenin që leh Jusuf bin Abdil-lah el-Kardavin]
1 https://www.youtube.com/watch?v=Q6jKlgiOpPM & https://www.youtube.com/watch?v=c6oVKhi3zPI
2 35:15-17
3 42:10
4 4:59