Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

El-Kishshi i Shiave e pranon jehudiun si themelues së tyre

Muhammed bin Umer el-Kishshi (v. 350)

Burimi: Ikhtijar Ma’rifat-ir-Rixhal (1/324)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Disa përmendin se Abdullah bin Sebe ishte jehudi që u konvertua në Islam dhe shfaqi besnikëri ndaj Aliut. Si jehudi, ai e kishte zakon të ishte ekstrem me thënien se Jushu është pasardhës i Musait (alejhi ue selem). Pas konvertimit të tij në Islam, ai tha të njëjtën gjë për Aliun pas vdekjes së të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem). Ai ishte i pari që u bë i njohur për të thirrur në udhëheqjen e Aliut, për t’u larguar nga armiqtë e tij, për të sulmuar ata që mendonin ndryshe dhe për të bërë tekfir mbi ta.

Shpërndaje: