Alameh Ahmed bin Jahja en-Nexhmi (v. 1429)
Burimi: et-Tenbih el-Uafi ala Mukhalafat Ebil-Hasan el-Ma’ribi, fq. 321-322
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Ebul-Hasen el-Ma’ribi tha:
“Nëse ju thoni se disa dijetarë e kanë këshilluar Ebul-Hasenin, unë them se të gjitha këta dijetarë e kanë marrë informacionin e tyre nga Shejkh Rabi. Ata me fjalë të tjera nuk kanë ardhur me diçka të re. Nuk ka asnjë dobi nga të frikësuarit. Referenca është e njohur dhe kjo është vetëm një në numër.”
Le të themi që i gjithë informacioni vjen nga Shejkh Rabi dhe se ai është i saktë; ku është problemi që ti kthehesh të vërtetës?
A është e arsyeshme se të gjithë njerëzit të marrin informacionin e tyre nga Shejh Rabi dhe se mendimi i tyre është i kufizuar në mendimin e Shejkh Rabis dhe se përgjigja e tyre është e kufizuar tek përgjigja e Shejkh Rabis? Kjo është absurde dhe e pabesueshme. Ndërsa lidhur me ekzagjerimin dhe frikësimin ti qëndron prapa saj.
Është e vërtetë se Shejkh Rebi të ka kritikuar ty shumë. Ai e ka kritikuar librin tënd “es-Siraxh el-Uehhaxh”, kasetat tuaja dhe artikujt tuaj ku ti devijojnë nga e vërteta dhe e sakta. Është obligim për ty që ta falënderoshë atë për shkak se ta ka treguar të vërtetën dhe që ti ka qartësuar gabimet tuaja1.
_______________________
1 Shejkh Rabi tha:
“Sipas fjalëve tuaja, nuk është e lejuar për njerëzit që të pranojnë refuzimet e Ibn Tejmijes duke përfshirë refuzimin e tij ndaj er-Rrazit dhe Rafidave në librin” Minhexh-us-Sunneh”. E njëjta gjë vlen për të gjitha refuzimet e dijetarëve të tjerë.”