Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

El-Mehdi është prej familjes së profetit ﷺ

Imam Ebu Daud Sulejman bin el-Ash’ath es-Sixhistani (v. 275)
Es-Sunen (4285)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

4285 – Sehl bin Tamam bin Bazi na tregoi: Imran el-Kattan na tregoi, bga Kadadeh, nga Ebun-Nedhrah, nga Ebu Said el-Khudri: i cili tregoi se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“El-Mehdi është prej meje (prej familjes sime). Ai do ta ketë ballin e zbuluar dhe hundën e lakuar. Ai do ta mbushë botën me mirësi dhe drejtësi, pasi që ishte e mbushur me padrejtësi dhe tirani. Ai do të sundojë shtatë vite.”

Hadithi është i mirë sipas imam Albanit në “Sahih Sunen Ebi Daud (4285)”.

Shpërndaje: