Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

El-Meududi në lidhje me revolucionin e Homeinit

Shejh Abdus-Selam bin Salim es-Suhejmi (Allahu e ruajttë!)

Burimi: Fikrut-Tekfir, faqe 165

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Në librin “Esh-Shekikan el-Meududi ue el-Khumeini” faqe 3 el-Maududi citon:

“Revolucioni i Homeinit ishte revolucion islamik. Ata që fshihen pas atij ishin grup islamik.

Të rinjtë kanë marrë mësime islame nga lëvizjet islamike në përgjithësi. Të gjithë myslimanët, veçanërisht lëvizjet islame është e domosdoshme për ta mbështetur këtë revolucion në çdo mënyrë të mundshme dhe të bashkëpunojnë me të në të gjitha fushat….”

Si mund ai të thotë kështu, kur dihet se kjo thirrje dhe ky revolucion shkatërron të gjitha bazat dhe degëzimet e Islamit? Kjo dëshmon se el-Meududi nuk mundi të bëj dallimin në mes të Sunnetit dhe Bidatit, të vërtetës dhe gënjeshtrës, udhëzimit dhe devijimit. Përndryshe ai kurrë nuk do të kishte kërkuar që lëvizjet islamike ta mbështesin këtë revolucion. Njerëzit sikurse ai janë fundosur në politikë. Për hir të politikës, ata i marrin me lehtësim të gjitha çështjet.

 

Shpërndaje: