Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

El-Xhabiri në lidhje me Halebiun dhe Merkez el-Albani

Alameh Ubejd bin Abdil-lah el-Xhabiri
Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=Ed7lWiBlxqU&feature=youtu.be
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Shumë të rinj i janë bashkuar tebdiut të Shejkh Rabi bin Hadi el-Madkhaliut mbi Ali bin Hasan el-Halebi. Ka nga ata që e mbështesin atë dhe ka nga ata që e kundërshtojnë. Çfarë mendoni për këtë?

Përgjigje: Së pari, unë i këshilloj djemtë e mi në Katar, dhe të gjithë burrat dhe gratë e tjera që, të mos hyjnë në gjëra përtej aftësive të tyre.  Nëse një njeri i ditur që, është i njohur se i përmbahet Sunnetit, jep një gjykim përgjatë dëshmive, unë këshilloj që ai të ndiqet, në mënyrë që Ehl-us-Sunneti të bashkohen në të vërtetën dhe në refuzimin e së kotës, dhe urrejtjes ndaj bidateve e bidatçive. Që secili grup të shkojë rrugës së tij, kjo është diçka që armiqtë e Sunnetit po e kërkojnë, të cilët u janë vërsulur Ehl-us-Sunnetit, dhe diçka për të cilën ata përmallohen. Gjëja më e mirë që ata dinë është se, Ehl-us-Sunneti janë të shpërndarë e të përçarë.

E dyta: Unë e njoh Shejkh Rabin që shumë vite. E di që ai mbështetet në prova, pasi të ketë këshilluar desidentin derisa t’i mbarojë durimi. Pastaj, ai thotë atë që është shfaqur. Kurse, neve na ka ngritur argumentetin. Ne kemi dëshmi, përgjatë asaj që kemi mësuar nga vëllai ynë i madh Shejkh Rabi dhe leximet tona që ne nuk i kemi publikuar se, Ali bin Hasan bin Ali bin Abdil-Hamid, i quajtur gjithashtu el-Etheri, nuk ndjek aspak Etheret (transmetimet e Selefëve). Në fakt, ai është bidatçi i devijuar që i devijon të tjerët. Ai thërret në devijim dhe shkatërron njerëzit e vendet.

Përmes jush dhe www.sahab.net es selefijjah dhe faqeve të tjera të mundshme, unë paralajmëroj të gjithë muslimanët ndaj këtij njeriu, pavarësisht se ku është ai. Unë i thërras ata që ta urrejnë e ta bojkotojnë atë për hir të Allahut, derisa të kthehet në Sunnet e të heq dorë publikisht nga të gjitha devijimet që ai ka përhapur.

Përveç kësaj, unë paralajmëroj ndaj shoqatës së quajtur “Merkez-ul-Imam el-Albani”. Ajo është vetëm një kurth dhe një rrjetë më të cilën Aliu dhe pasuesit e tij i mashtrojnë muslimanët. Prej këtyre mashtrimeve janë që ata i kërkojnë Tekfricave që të japin leksione aty. Unë paralajmëroj ndaj saj, derisa shoqata të plotësojë dy kushte:

1- Bijtë e Shejkh Albanit të kujdesen për të. Kam mësuar e dëgjuar për djalin e tij Abdul-Musauuir i cili u diplomua në Fakultetin e Hadithit në Universitetin Islamik. Ne shpresojmë mirësi nga ai – nëse Allahu dëshiron.

2 – Ata që mbajnë mësime në të, duhet të jenë dijetarë të shkëlqyer që ndjekin metodologjinë Selefite. Sa i përket situatës aktuale, unë këshilloj kundër saj një mijë herë. Për momentin, ajo vizitohet vetëm nga një person i pakujdesshëm ose një mashtrues, i cili shfrytëzon mundësinë për të shpërndarë epshin e tij përmes saj.

Shpërndaje: