Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

El-Xhabirij në lidhje me Abdullah Bukharin, Jahja el-Haxhurin dhe Ali el-Halebiun dhe Ibrahim Ruhejlin

Alameh Ubejd bin Abdil-lah el-Xhabirij

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=134483

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Në lidhje me biografin e Abdullah bin Abdir-Rrahim al-Bukharit ne lexojmë se ju jeni një nga mësuesit e tij. Çfarë dini rreth Shejkhut fisnik dhe nivelit të dijes së tij? Ne dëgjojmë njerëzit duke e denigruar atë dhe thonë se ai është vetëm një nxënës i vogël.

Përgjigje: Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Hamdi dhe lavdërimet i takojnë Allahut, selamet dhe salavatet qofshin mbi të dërguarin e Allahut, mbi sahabët dhe mbi pasuesit e tyre.

Para së gjithash, është e vërtetë se ai është studenti im dhe unë jam mësuesi i tij.

Vëllau, Shejkh dhe Dr. Abdullah bin Abdir-Rrahim el-Bukhari ka shumë dije dhe të kuptuar. Ai ka të drejtë kur refuzon artikuj të rremë dhe parime të pabaza që rrjedhin nga Ibrahim bin Amir er-Ruhejli dhe të tjerë që thonë dhe iu atribuohen Selefizmit

Unë e njoh atë që 15 vite ose diçka të tillë. Në fakt, ne kemi kontakt më shumë se që 20 vite. Kjo filloi kur gjatë luftës së dytë të Gjirit dhe ne kemi ende në kontakt. Nëse ai vjen në qytetin tuaj ju duhet të përfitoni prej tij. E them këtë sepse unë e di se ai ka dije të madhe dhe të kuptuar.

Ata që denigrojnë atë janë ose pasues të budallasë dhe të çmendurit dhe bidatçiut të devijuar Jahja el-Haxhurit, ose pasues të bidatçiut të devijuar Ali el-Halabiut që i ndryshon parimet dhe termet e dijetarëve në politik, ose pasues të Dr. Ibrahim er-Ruhejlit – Allahu na faltë neve dhe atë.

Shpërndaje: