Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=dN3b0WPsIeA&feature=youtu.be
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Një burrë i quajtur el-Xhifri shfaqet në televizion. Ai pretendon të jetë Sufi mesatarë. Ai e fyen këshillin e fetvave Kibar-ul-Ulema …
Përgjigje: Ai është një Sufist i devijuar dhe jo mesatarë. Ai nuk është fare mesatarë. Ai është një Sufist i devijuar dhe adhures i varreve. Mesatarë? Është e qartë se çdo kush e lavdëron veten. Çfarë i tha Iblisi Ademit?
وَقَاسَمَهُمَا إِنِّي لَكُمَا لَمِنَ النَّاصِحِينَ
Dhe ai (shejtani) iu betua atyre në Allahun: “Vërtet që unë jam një dashamirës i çiltër ndaj ju të dyve.” El-A’raf 7:21
Kështu i tha Iblisi Ademit dhe Hauas. Atëherë nuk është e pa mundur që ky të thotë se është mesatarë. Çështja nuk është në thënien e tij, por në veprimet dhe fjalët e tij, dhe në besimin e tij të neveritshëm.