Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Gruaja nuk do të shijojë ëmbëlsinë e besimit derisa…

Shejkh Sulejman er-Ruhejli
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Ekziston ëmbëlsia shpirtërore, posaçërisht për gratë, gjë të cilën e sqaroi profeti .

Ai tha:

“Sikur të urdhëroja dikë t’i bëjë sexhde dikujt (përveç Allahut), do të urdhëroja gruan t’i bëjë sexhde burrit të saj për shkak të të drejtave të mëdha që ai ka mbi të.”

Transmeton Tabarani, hadithi është i saktë sipas imam Albanit në ”es-Sahihah (3366)”.

“Gruaja nuk do të shijojë ëmbëlsinë e besimit derisa të zbatojë të drejtat e burrit të saj.” Sahih et-Tergib (1939).

Pra nëse gruaja ia jep burrit të drejtën e tij si bindje ndaj Allahut, duke përmbushur urdhrin e Allahut, ajo do të shijojë ëmbëlsinë në zemrën e saj dhe kjo është ëmbëlsia e imanit (besimit).

Dhe në lidhje me këtë çështje, shejtanët prej njerëzve dhe xhinëve sot po përpiqen t’i shmangin gratë nga kjo, dhe ata i pëshpëritin asaj se ajo është e barabartë me burrin dhe se dhënia e të drejtave atij është dobësi dhe nënçmim, ky është gabim trashanik.

Përkundrazi dinjiteti i gruas është që t’ia japë burrit të vet të drejtat e tij si bindje ndaj Allahut. Ajo do të gjejë në zemrën e saj një ëmbëlsi dhe kënaqësi të jashtëzakonshme. Gruaja ka të drejtat dhe pozitën e saj, Islami e nderon atë dhe muslimani fisnik e nderon atë.

Sidoqoftë përmbushja e të drejtave të burrit është nga dinjiteti i saj! Kjo nuk është nënçmim e as mangësi, nuk është dhunë e as padrejtësi.

Shpërndaje: