“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Ëmbëlsia e besimit të gruas

Shejkh Sulejman er-Ruhejli

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=buAIDSj7_no

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Ekziston ëmbëlsia shpirtërore posaçërisht për gratë, sikurse profeti e sqaroi. Ai tha:

“Nëse do të urdhëroja dikë që t’i bënte sexhde një tjetri, do të urdhëroja gruan që t’i bënte sexhde burrit të saj, për shkak të së drejtës së tij madhështore mbi të.”

Gruaja nuk do të shijojë ëmbëlsinë e besimit derisa t’ia jap burrit të vet të drejtat e tij.

Pra, nëse gruaja ia jep burrit të drejtën e tij, si bindje ndaj Allahut, duke përmbushur urdhrin e Allahut, do të shijojë ëmbëlsinë në zemrën e saj dhe kjo është ëmbëlsia e imanit (besimit).

Dhe në lidhje me këtë çështje, shejtanët prej njerëzve dhe xhinëve sot po përpiqen t’i shmangin gratë nga kjo, dhe ata i pëshpëritin asaj se ajo është e barabartë me burrin dhe thanë se dhënia e të drejtave atij është dobësi dhe nënçmim dhe kjo është jashtëzakonisht gabim.

Përkundrazi, dinjiteti i gruas është që t’i japë burrit të vet të drejtat e tij si bindje ndaj Allahut. Ajo do të shijojë në zemrën e saj një ëmbëlsi të jashtëzakonshme.

Gruaja ka të drejtat dhe pozitën e saj dhe Islami e nderon atë dhe muslimani fisnik e nderon atë.

Sidoqoftë, përmbushja e të drejtave të burrit është nga dinjiteti i saj! Kjo nuk është nënçmim, as nuk është as mangësi as padrejtësi.

Shpërndaje:

Dela på facebook
Dela på whatsapp
Dela på telegram