Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Emërtimi me emrat e Allahut

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Nurun ‘aled-Derb 23/7

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “A lejohet emërtimi me emrat e Allahut?”

Përgjigje: “Emërtimi me emrat e Allahut është dy llojesh:

1 – Që emri të paraprihet me nyjën shquese Elif dhe Lam ose emërtimi i dikujt me Emrin e Allahut për shkak të cilësisë që emri nënkupton. Në këto raste, nuk lejohet të emërtohet me këtë emër askush tjetër përveç Allahut. Si të emërtosh dikë me emrat El-Aziz, El-Sejjid, El-Hakim, etj.

Sepse Elif dhe Lam në gjuhën arabe ka për qëllim bazën e emrit, thënë ndryshe nyje e shquarsisë.

E njëjta gjë vlen, nëse emërtimi bëhet për shkak të kuptimit të emrit edhe nëse ajo nuk është paraprirë nga Elif dhe Lam.

Nëse emri i referohet kuptimit të cilësisë, atëherë nuk duhet emërtohet me atë emër askush tjetër përveç Allahut. Kjo është arsyeja pse profeti (salAllahu alejhi ue selem) ia ndryshoi Ebul-Hakem-it pseudonim. Shokët e tij e kishin e zakon të shkonin tek ai në mënyrë që ai të gjykonte mes tyre. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) i tha:

“Allahu është El-Hakem dhe gjykimi i takon Atij.”

Pastaj e emërtoi atë me Ebu Shurejh sepse djali i tij quhej ashtu (Shurejh).

Kjo tregon se emërtimi i dikujt me ndonjë prej emrave të Allahut për shkak të kuptimit të Cilësisë, është e ndaluar. Sepse ky lloj i emërtimit është identik me emrin e Allahut (Subhanehu ue Te ala).

2 – Emërtimi i dikujt duke i paraprirë nga Elif dhe Lam, dhe të mos jetë qëllimi i emrit kuptimi i atij emri.

Kjo është e lejuar, si Hakem dhe Hakim. Disa nga Sahabët kishin emra të tillë si Hakim bin Hizam. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) i tha atij: “Mos e shit atë që nuk e ke.” Kjo është dëshmi se është e lejueshme të emërtohet dikush kështu në qoftë se nuk është për qëllim cilësia. Por emrat si Xhebbar[1], nuk duhet emërtuar veten edhe në qoftë se me të nuk është qëllim cilësia. Kjo mund të ndikojë në personin e emërtuar me këtë emër. Atë mund të goditet nga tirania ndaj të tjerëve, mendjemadhësia dhe t’i nënçmojë njerëzit e tjerë. Këta emra duhet shmangur pasi që kjo mund të ketë efekt të keq tek njerëzit; dhe Allahu di më së miri!”

_____________________________________________

[1] Ka tre kuptime (Shkurtimisht nga Nunija e Ibn Kajjimit (v.p)):

1 – Fuqi. Pra, Allahu Te’ala është i fuqishëm ndaj çdo të padrejti – tirani. Allahu e mund çdo tirani e padrejtësi.

2 – Fuqia e mëshirës. Pra, Allahu (Te ala) është i fuqishëm që t’i jep të dobëtit forcë dhe pasuri, atij që nuk ka siguri e siguron…

3 – Se Allahu është lart mbi krijesat e Tij. Edhe pse është lart, ai është afër, i dëgjon lutjet e tyre dhe sheh çdo gjë që ata veprojnë. Ai e di se çfarë i tërheq vetja e tyre.

Shpërndaje: