Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Pse quhet Lejletul-Kadr? – Feuzan

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/13445

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com 

Nata e përcaktimit – Lejletul Kadr – quhet kështu sepse fati i vitit përcaktohet në atë natë. Atëherë përcaktohet jeta, vdekja, furnizimi, jetë gjatësia, thatësia dhe reshjet. Ky përcaktim është i veçantë. Përcaktimi i përgjithshëm është shkruar në pllakën e ruajtur. U shkrua 50.000 vite para se Allahu të krijonte qiejt dhe tokën. Në pllakën e ruajtur, Allahu shkroi gjithçka që do të ndodh deri në ditën e gjykimit. Megjithatë, ajo që përcaktohet gjatë natës së Kadrit merret nga pllaka e ruajtur dhe nga paracaktimi i përgjithshëm që ka të bëjnë me atë vit. Pra ekziston një përcaktim (kader) i përgjithshëm dhe një specifik.

Shpërndaje: