Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

En-Naubakhti i Shiitëve e pranon jehudiun si themelues të tyre

El-Hasan bin Musa en-Naubakhti (vdiq në shekullin e tretë)

Burimi: Firak-ush-Shi’ah, fq. 32-44

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Sebe’ijjeh besonin se Aliu do të ishte udhëheqës dhe se udhëheqjen ia kishte obliguar Allahu (azze ue xhel). Ata janë adhurues të Abdullah bin Sebes i cili i fyu Ebu Bekrin, Umerin, Uthmanin dhe të gjithë sahabët e tjerë dhe u distancua prej tyre. Ai thoshte se ai e bëri këtë me urdhër të Aliut.

Disa dijetarë thonë se Abdullah bin Sebe ishte jehudi i cili u konvertua në Islam dhe morri anën e Aliut. Kur ishte jehudi, ai thoshte se Jushu bin Nun ishte pasardhësi i Musait. Si musliman, ai tha të njëjtën gjë rreth Ali bin Ebi Talibit. Ai ishte i pari që u bë i njohur për të thirrur në obligimin e hilafetit të Aliut dhe që haptas të distancohen armiqtë e tij. Tani e tutje, mendimtarët e Shiave thanë se besimi i Shiave bazohet në jehudizëm.

Shpërndaje: