Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

En-Nexhmi në lidhje me Ikamat-ul-Huxheh (ngritjen e argumentit) para bërjes tebdi

Alameh Ahmed bin Jahja en-Nexhmi (v. 1429)

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=UspILh-JKio

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A është Ikamat-ul-Huxheh (ngritja e argumentit) kusht para bërjes tebdi, duke pasur parasysh se ka njerëz që argumentohen me fjalët e Shejkhul-Islam Ibnu Tejmijeh në “Minhaxh-us-Sunneh en-Nebeuijjeh” që thotë se nuk bëhet tebdi mbi një individ derisa të jenë përmbushur kushtet dhe të jenë larguar pengesat. Nga ana tjetër, ai ka fjalë të tjera me të cilat argumentojnë të tjerët për të kundërtën. A është e vërtetë që Shejkhul Islami e thotë këtë dhe çfarë është e saktë në lidhje me bërjen tebdi? A duhet që dijetarët të japin Ikamat-ul-Huxheh (ngritjen e argumentit) që një individ të konsiderohet bidatçi?

Përgjigje: Janë shtuar pyetjet lidhur me këtë. Tebdiu nuk varet nga Ikamat-ul-Huxheh (ngritja e argumentit). Personi duhet të këshillohet. Nëse bidati është i dukshëm, këshillohet bidatçiu. Nuk thuhet se atij i është ngritur argumenti. Ngritja e argumentit është një kusht para bërjes tekfir për dallim nga bërja tebdi.

Kur Ahmed bin Hanbeli (rahimehullah) u pyet për Ibn Ebi Kutejleh në Mekë i cili tha se Ehl-ul-Hadithi janë njerëz të këqij, ai tha:

“Ai është heretik! Ai është heretik! Ai është heretik!”

Ai shkundi rrobat e tij dhe tha:

“Ai është heretik! Ai është heretik! Ai është heretik!”

Ai nuk tha që së pari do t’i ngritej argumenti. Prandaj, ngritja e argumentit nuk është kusht për të bërë tebdi.

Shpërndaje: