Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Çfarë është gjykimi për enashidet (ilahitë) islame?”
Përgjigje: “Elhamdulilah, nuk është e njohur se enashidet janë përdorur në të kaluarën siç përdoren ato kur këndohen në kor dhe me melodi, tone muzikale e me thyerje të fjalëve, shkaku që t’i tërheqin dëgjuesit.
Kjo nuk ka qenë kurrë e njohur përveçse tek sufistët, të cilët i konsiderojnë enashidet si një formë adhurimi, ose ato janë të njohura tek Hizbijtë dhe tek pasuesit e grupeve, të cilët me këto enashide thërrasin tek grupet e tyre.”