Myftiu Salih bin Feuzan El-Feuzan
Sherh Tefsir-ish-Shejkh Muhamed bin Abdil-Uehab (23)
Përktheu: Valdet Gashi www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Një grua është goditur nga mësyshi. Ajo pa në ëndërr një njeri që e urdhëroi t’i bëjë rukje vetes sipas sheriatit dhe të lexojë suren Jusuf. A duhet ta lexojë atë apo ky veprim konsiderohet bidat?
Përgjigje: Ëndrrat nuk përcaktojnë dispozita të sheriatit sepse dispozitat e sheriatit përcaktohen vetëm nëpërmjet asaj që ka ardhur nga i dërguari i Allahut ﷺ. Me vdekjen e të dërguarit të Allahut ﷺ përfundoi ligjësimi i dispozitave.Prandaj nuk përcaktohet asnjë dispozitë sheriatike nëpërmjet një ëndërre.
Nëse dikush sheh në ëndërr një person që e urdhëron të bëjë këtë apo atë, ajo duhet ta refuzojë atë sepse sepse nuk ka ligjësim pas vdekjes së të dërguarit ﷺ.