“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

Ndërprerja e rrymës gjatë namazit me xhemat gjatë namazit të xhumasë

Myftiu Salih bin Feuzan El-Feuzan
Nur Alad-Darb
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Gjatë rekatit të parë të namazit të xhumasë u ndërpre rryma dhe namazfalësit që ndodheshin jashtë xhamisë nuk mund ta dëgjonin më imamin. Si pasojë disa prej tyre e ndërprenë pasimin e imamit dhe e falën namazin e drekës duke menduar se e kishin humbur namazin e xhumasë. Cili është gjykimi për këtë veprim?

Përgjigje: Ata nuk e kanë humbur namazin e xhumasë fare. Ajo që duhej të bënin ishte ta përfundonin namazin vetmas. Po ashtu mund të vendosnin njërin prej tyre për imam dhe ta përfundonin namazin pas tij. Namazi i xhumasë nuk prishet vetëm pse prishet altoparlanti ose ndërpritet rryma. Ata duhet ta përfundojnë namazin vetmas (dhe nuk kanë arsye ta kthejnë atë në namazin e drekës). Gjithashtu, do të ishte më e përshtatshme që njëri prej tyre t’i udhëhiqte në namaz.

Shpërndaje: